Këngëtarja e njohur shqiptare, Anxhelina Hadërgjonaj, e ka nisur vitin 2021 duke bërë pushime.

Ajo ka ndarë me ndjekësit e saj në rrjetin social Instagram disa imazhe, nga momentet e këndshme që po shijon me shoqërinë në një vend bregdetar.


Hadërgjonaj duket mjaft atraktive në një fotografi duke pozuar me bikini, ndërsa vë në pah linjat trupore.

Këngëtarja duket mjaft e relaksuar dhe në humor të mirë, teksa shijon me pushimet me mikun e saj, grimerin Ariel.

anxh2

Përndryshe, Anxhelina pati debutimin e saj në tregun ndërkombëtar vitin e kaluar.

anxh1

Ajo publikoi këngën e saj të parë në anglisht me titull “Precious”, e cila është pritur mirë nga publiku.

Përndryshe, këngëtarja me origjinë nga Deçani i Kosovës ka paralajmëruar plot projekte të reja muzikore, të cilat do të vijnë këtë vit. /Telegrafi/