LAJMI I FUNDIT:

Anulohet seanca për rastin “Titanik 2”, Bedredin Ibraimi dorëzon dëshmi të reja

Anulohet seanca për rastin “Titanik 2”, Bedredin Ibraimi dorëzon dëshmi të reja

I akuzuari Bedredin Ibraimi në rastin “Titanik 2” të Prokurorisë Speciale, sot ka propozuar dëshmi të reja në mbrojtje të tij, të cilat i ka dorëzuar në Prokurorinë Themelore në kohën kur lënda nuk ka qenë nën kompetenca të PSP-së.

Gjykatësi Ognen Stavrev anuloi seancën e sotme për më 13 nëntor, me arsyetimin se përkrah dëshmive tjera në seancën e radhës duhet të shqyrtohen edhe dëshmitë që sot Ibraimi i prezantoi, ndërsa në afat prej tre ditëve duhet t’i dorëzojë në PSP, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Në lëndën “Titanik 2” të akuzuar janë kryetari i PDSH-së Menduh Thaçi, ish-shefi i DSK-së Sasho Mijallkov, si dhe ish-anëtarët e KSHZ-së Bedredin Ibraimi, Aneta Stefanovska, Vllatko Sajkovski dhe Sasho Srcev.


Gjatë daljes nga gjykata i akuzuari Sasho Mijallkov, u pyet për letrën e hapur që e dërgoi para disa ditësh për Hristijan Mickoskin, por nuk komentoi asgjë. Ai tha se pret përgjigje nga Mickoski, ndërsa më pas do të vendos nëse do të ngrit padi për përjashtimin e tij nga partia./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Kurti paralajmëron formimin e qeverisë: Qytetarët na e besuan mandatin e ri të qeverisim me vendin

Kurti paralajmëron formimin e qeverisë: Qytetarët na e besuan mandatin e ri të qeverisim me vendin

Politikë
Partitë e komuniteteve joserbe vendosin kushte për votimin e qeverisë së re - Duda Balje kërkon komunën e Zhupës

Partitë e komuniteteve joserbe vendosin kushte për votimin e qeverisë së re - Duda Balje kërkon komunën e Zhupës

Politikë
Nënkryetarja e LDK-së: PDK bën qeveri imagjinare në WhatsApp, VV e merr seriozisht

Nënkryetarja e LDK-së: PDK bën qeveri imagjinare në WhatsApp, VV e merr seriozisht

Politikë
“Limaj mund t’i kthejë shpinën Haradinajt dhe të bashkohet me Kurtin

“Limaj mund t’i kthejë shpinën Haradinajt dhe të bashkohet me Kurtin", Lladrovci thotë se i qëndron kësaj deklarate – parashikon edhe sa deputet mund t’i ketë Nisma

Lajme
Italia thotë se dëshiron të shohë Ballkanin Perëndimor në BE para vitit 2030, por Kosova dhe Serbia kanë disa obligime shtesë

Italia thotë se dëshiron të shohë Ballkanin Perëndimor në BE para vitit 2030, por Kosova dhe Serbia kanë disa obligime shtesë

Politikë
KQZ përditëson rezultatet pas numërimit të 99.53% të votave, LVV me ngritje të lehtë

KQZ përditëson rezultatet pas numërimit të 99.53% të votave, LVV me ngritje të lehtë

Lajme
Kalo në kategori