Pak ditë më parë reperi i njohur, Mozzik paralajmëroj një bashkëpunim  të ri me këngëtaren, Era Istrefi.

Përmes një fotografie ku të dy shihen përkrah njëri-tjetrit, pritej që kënga të publikohej mesnatën e së enjtes (4 gusht).


Por, pak orë para kohës zyrtare të lasimit të tij, Mozzik bëri një postim në të cilin tha se projekti me Erën është anuluar.

mozzik era istrefi panorama plus  1 Foto: Mozzik/Instagram

Tutje në postim, Gramoz Aliu u ka kërkuar falje të fansave për pritjen ndërsa nuk ka zbuluar arsyet që kanë quar deri në anulimin e këngës.

“Projekti me Era Istrefin anulohet, iu kërkoj falje të gjithëve për pritjen! Shihemi shumë shpejt me projektet e reja”, ka shkruar Mozzik në postim.

received 735315977553197 e1659693372528 Foto: Mozzik/Instagram

Ndërkohë, edhe foto e dy artistëve tashmë është fshirë nga rrjetet sociale përkatëse të tyre.

Theksojmë që projekti i fundit i Mozzik mbetet ai solo “Bespreme”, ndërkaq i Erës “TKRKT”. /Telegrafi/