LAJMI I FUNDIT:

Anulimi i tenderit për digjitalizimin e proceseve arsimore, Sahatçiu: Arsyetimi i ndërtuar për shkarkimin tim u shemb vetvetiu

Anulimi i tenderit për digjitalizimin e proceseve arsimore, Sahatçiu: Arsyetimi i ndërtuar për shkarkimin tim u shemb vetvetiu

Ish-nënkryetarja e Prishtinës, Donjeta Sahatçiu ka reaguar pasi Komuna e Prishtinës ka anuluar tenderin për digjitalizimin e proceseve edukativo-arsimore.

Sahatçiu thotë se lajmi për anulimin e tenderit është i mirë, transmeton Telegrafi.

“Lajmi për anulimin e tenderit është i mirë sepse as nuk do të duhej të shpallej ashtu ndonjëherë. Ishte e dhimbshme të dije se një projekt i nisur asisoji do të dështonte herëdokur. Pak ka rëndësi se doli ashtu siç e kisha thënë. Edhe më pak ka rëndësi se si arsyetimi i ndërtuar për shkarkimin tim u shemb vetvetiu. Kemi ende shumë për të parë e folur, por çdo gjë në kohën e vet.
Tash e rëndësishme është vetëm e vetëm që ky tender mos të rishpallet njëlloj por të bëhet ashtu siç duhet”, thotë ajo.


Ndryshime të mëdha në Komunën e Prishtinës, Rama shkarkon nënkryetaren Donjeta Sahatçiu
Lexo po ashtu Ndryshime të mëdha në Komunën e Prishtinës, Rama shkarkon nënkryetaren Donjeta Sahatçiu

Tutje, në reagimin e bërë në Facebook, ajo ka shkruar se ” për ta bërë qysh duhet, dua të besoj se ekziston vullneti për të shtyrë përpara një proces digjitalizimi gjithpërfshirës që veçse kishte nisur mirë e është qëndisur gjatë. Ndryshe, çdo veprim tjetër është vazhdimësi e hipokrizisë”.

Ndryshe, kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama, para disa ditësh ka marrë vendim për ristrukturim të kabinetit qeverisës të kryeqytetit.

Rama kishte shkarkuar nga pozita edhe Donjeta Sahatçiun, e cila më pas kishte reaguar duke njoftuar ajo kishte refuzuar projektin për digjitalizim në arsim.

“Përparim Rama në dhjetor dha urdhër për fillimin e procedurave të prokurimit për digjitalizim në arsim pa njohurinë time pasi unë, në cilësinë e U.D. Drejtore e Arsimit, nuk pata pranuar të nënshkruaj deklaratë disponueshmërie për një proces të dëmshëm, pa leje nga ASHI, kundër rekomandimeve të auditorit, me specifika e planifikim buxheti skandaloz. Njejtë, Përparim Rama, si Zyrtar Kryesor Administrativ, ka mundur të jep urdhër për çfarëdo procesi që paska mundur të rregullojë menaxhimin e mbeturinave, pa njohurinë dhe përfshirjen e Ilirikut. Pse nuk e ka bërë, e din ai vetë”, kishte theksuar Sahatçiu./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Tre fëmijë humbën jetën – gjithçka që dihet nga tragjedia në Jabllanicë të Gjakovës

Tre fëmijë humbën jetën – gjithçka që dihet nga tragjedia në Jabllanicë të Gjakovës

Lajme

"I dëgjuam telefonat duke ju dridh nën plloçë" - banori i fshatit Jabllanicë rrëfen momentin e kërkimit të fëmijëve nën rrënoja

Lajme
Tragjedia në Jabllanicë të Gjakovës, policia: Objekti u shemb në rrethana të panjohura

Tragjedia në Jabllanicë të Gjakovës, policia: Objekti u shemb në rrethana të panjohura

Kronika e Zezë
Osmani reagon pas shembjes së objektit në Jabllanicë që la të vdekur tre fëmijë

Osmani reagon pas shembjes së objektit në Jabllanicë që la të vdekur tre fëmijë

Lajme
Çahet toka në kodrat e Porto-Romanos, banorët ngrenë dyshime

Çahet toka në kodrat e Porto-Romanos, banorët ngrenë dyshime

Lajme
Vdekja e tre fëmijëve në Gjakovë - autoritetet komunale dhe kryetarët e komunave shprehin ngushëllime

Vdekja e tre fëmijëve në Gjakovë - autoritetet komunale dhe kryetarët e komunave shprehin ngushëllime

Lajme
Kalo në kategori