Ylli i Manchester United, Antony, shkoi të hënën në stërvitjen e klubit me një Lamborghini 380 mijë eurosh - vetëm një javë pasi u raportua se u përplas me BMW-në e tij në natën e Vitit të Ri.

Sulmuesi brazilian, i cili i kushtoi Unitedit 93 milionë euro - thuhet se e ka përplasur BMW-në e tij X6 në punimet rrugore në M56 pranë shtëpisë së tij në Hale, Greater, Manchester, ndërsa po voziste në një mot me shi.


Antony ishte i tronditur - me policinë që u thirr menjëherë në vendin e ngjarjes - ku anësori kaloi një test të alkomatorit, përpara se t’i merrej makina, megjithëse askush tjetër nuk ishte i përfshirë në incident.

66363243 0 image a 1 1673271657297 Antony në stërvitje me Lamborghini

“Ishte errësirë dhe lagësht dhe ai bëri një gabim”, tha një burim për gazetën The Sun.

Ai u trondit, por fatmirësisht askush tjetër nuk ishte i përfshirë dhe ai nuk u lëndua.

66336541 0 image a 36 1673216598793 Foto: Getty Images

22-vjeçari duket se ka një koleksion mjaft mbresëlënës të makinave, ndërsa kësaj radhe shkoi në ushtrime me Lamborghini.

Pas incidentit, ai kishte dhënë një deklaratë me fjalët: “I jam shumë mirënjohës Zotit që e la këtë pas meje tani, mirënjohës për klubin, për lojtarët dhe për menaxherin. Të gjithë qëndruan pranë meje”.

66337843 11612895 image a 40 1673218275406 BMW e Antony

“Ishte një moment vërtet i vështirë për mua. Por Zoti ka qenë gjithmonë në anën time dhe i jam mirënjohës edhe familjes sime. Këtë gol ua dedikoj atyre, në momente të tilla e dini se kush ju do vërtet”, tha ai. /Telegrafi/

66336531 0 image a 39 1673216714779 Antony