LAJMI I FUNDIT:

Antonela Berisha flet për paraqitjen në “Sanremo 2022”: Lashë gojëhapur VIP-at italianë

Antonela Berisha flet për paraqitjen në “Sanremo 2022”: Lashë gojëhapur VIP-at italianë
Foto: Instagram

Konkurrentja e Big Brother VIP, Antonela Berisha, gjatë këtyre ditëve njoftoi se është bërë pjesë e një evenimenti madhështor në Itali, në festivalin “Sanremo 2022”.

Ajo ditën e djeshme (e mërkurë) ka qenë prezent në natën e dytë, ndërkohë që në një intervistë për “Ftesë në 5” ka treguar se për çfarë saktësisht është e ftuar.

Ylli i “Përputhen” tregoi se është e angazhuar me aktivitetet e paradites para spektaklit, kryesisht në intervista me VIP-at italianë.


Antonela Berisha në “Ftesë në 5” (Foto: YouTube)

“Jam mësuar në televizionet shqiptare, këtu është ndryshe. Ndihesh shumë se di të them, kënaqësi e madhe, rashë direkt në sy me këto veshjet, kishin mbet me gojë hapur”, u shpreh Berisha.

“Nuk e kisha imagjinuar që do arrija deri këtu jam shumë e lumtur, se kjo gjë sigurisht është edhe falë Top Channel”, ka thënë më tej ajo.

Antonela Berisha tregon se do të jetë pjesë e “Sanremo 2022”
Lexo po ashtu Antonela Berisha tregon se do të jetë pjesë e “Sanremo 2022”

“Kumbara e javës do të jetë ylli ndërkombëtar Antonela Berisha, prezantuesja shqiptare pjesëmarrëse në edicionin e fundit të Big Brother VIP e cila është zhvendosur në Itali që prej vitit 2010 dhe më pas është kthyer në atdhe në vitin 2019 pas diplomimit për të drejtuar programe të suksesshme dhe për t’u bërë ikonë mode dhe në rrjete sociale. Tashmë shoëgirl-ja bukuroshe është gati të magjepsë edhe audiencën televizive italiane, duke nisur nga të ftuarit e Sanremo 2022”, thuhej në shkrimin e mediave italiane.

Festivali i muzikës në anën tjetër nisi më 1 shkurt dhe do të mbarojë të shtunën (5 shkurt). /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
Xheneta Fetahu kërcënohet në rrjete sociale, publikon mesazhet

Xheneta Fetahu kërcënohet në rrjete sociale, publikon mesazhet

Magazina
Valbona me deklaratë të fortë: Me Jozin jemi ish-të dashur

Valbona me deklaratë të fortë: Me Jozin jemi ish-të dashur

Magazina
Gjesti shpreson të fitoj Big Brotherin: Kam luftuar për këtë vend, sa ‘dajakun’ e hëngra prej G Banit e sa fjalët e këqija më janë thënë

Gjesti shpreson të fitoj Big Brotherin: Kam luftuar për këtë vend, sa ‘dajakun’ e hëngra prej G Banit e sa fjalët e këqija më janë thënë

Magazina
Lori - Jozit: Mos bëj sikur ke bërë ndonjë gjë të madhe në këtë botë, banori: Jam njeri i thjeshtë

Lori - Jozit: Mos bëj sikur ke bërë ndonjë gjë të madhe në këtë botë, banori: Jam njeri i thjeshtë

Magazina
“Kjo është Rozana Radi, në televizion nacional krenohet se si ka rrahur

“Kjo është Rozana Radi, në televizion nacional krenohet se si ka rrahur", Rovena Stefa publikon një video të vjetër të banores së BBVA

Magazina
Ola bën lëmsh shtëpinë, pasi tha se ka qenë e lidhur me një vajzë - tani shpreh pëlqim për Jozin

Ola bën lëmsh shtëpinë, pasi tha se ka qenë e lidhur me një vajzë - tani shpreh pëlqim për Jozin

Magazina
Kalo në kategori