Komandanti i batalionit diverzanto-vezhgues në Betejën e Koshares, Anton Quni në emisionin “Personale” me Krenare Vokshi-Shala në RTV Dukagjini, ka rrëfyer detaje interesante për njërën nga betejat më të lavdishme të zhvilluara kundër forcave serbe.
Quni tregon se “Beteja e Koshares” ishte një domosdoshmëri për të hapur një korridor, që do të lidhte Kosovën me Shqipërinë.
Ai thotë se në këtë betejë ishin bashkuar të gjitha grupet që funksiononin në atë kohë, si Ministria e Mbrojtjes, komandanti i Zonës së Dukagjinit në atë kohë, Ramush Haradinaj dhe të gjitha elementet tjera.
Quni tregon se operacioni kishte filluar me 9 prill të vitit 1999 kur në orën tre të mëngjesit njësitë e para ishin infiltruar mbrapa armikut.
“Rreth orës gjashtë është hapur një zjarr mashtrues, ndërsa pas disa minutash kishte filluar edhe sulmi kryesor. Armiku ishte gjendur në befasi, dhe ne elementin e befasisë e kemi shfrytëzuar në maksimum”.
Komandanti i batalionit diversant-vëzhgues në Betejën e Koshares tregon se në atë betejë kishte edhe rol tjetër operativ, dhe ai me togun e tij kishin kaluar nga fshati Papaj në drejtim të vendit të njohur si Rrasa e Koshares, pasi ishte një vend strategjik nga ku mund të kishte pamje të mirë.
“Në vendin ku ne po shkonim forcat serbe kishin një forcë prej diku një togu, ndërsa edhe grupi I drejtuar nga unë ishte gati një tog dhe raporti i forcave ishte një me një. Agim Ramadani si shef shtabi ishte brenda njësisë time për ato momente, dhe objektivi ishte të merrnim objektin te Rrasa e Koshares pasi kishte një pamje mjaft të mirë të terrenit dhe kështu ti siguronim edhe Shefit të Shtabit që të koordinoj të gjitha veprimet. Ideja ishte që pas marrjes së objektit Agim Ramadani të kalonte në rolin e tij prej komandanti”.
Quni tregon në atë aksion ata kishin ardhur në afërsi me forcat serbe deri në 20 metra dhe u kishin kërkuar atyre të dorëzoheshin sipas konventave ndërkombëtare.
“Dita ishte e lodhshme, me shi e me borë. Por me rënien e territ temperaturat ranë dukshëm dhe në improvizuam disa zjarre të vogla për t’u ngrohur dhe për ta kaluar natën. Rreth orës 12:00 pas mesnate isha bashkë me Agimin në krahë dhe shlemi i një bashkëluftëtari na zgjoi. Atë moment e kuptuam që natën nuk mund ta kalonim në atë vend. E vetmja mundësi ishte një kasolle aty afër por që ishte shumë e ekspozuar ndaj armikut. Fola me Agimin dhe vendosëm të rrezikonim, ai më tha “më mirë të vdesim nga zjarri se nga i ftohti”.
“…Në atë kasolle gjetëm disa batanije, disa thasë të fjetjes nuk kishte vend për të gjithë. Ishte edhe një shtëpizë ishte një qen ushtarak i forcave serbe. E detyruam qenin të dal dhe u vendosen aty dy tre ushtarë. Ishte ndër netët më të tmerrshme. Aty përqafuam njëri tjetrin që të krijonim pak ngrohtësi”, tha Quni, transmeton Telegrafi.
Quni tregon më tej se planet ishin që kazermën ta merrnin në ditën e tretë, por sipas tij meqë ishte aq ftoftë në bjeshkët e Junikut, intensifikuan zjarrin dhe përpjekjet për të marrë më parë kazermën.
“U bëmë thirrje forcave serbe që të dorëzoheshin, madje ju ofruam edhe ndërmjetësim ndërkombëtar. Por thjeshtë ato nuk kishin besim te ne. Ata shpresonin se do të shpëtoheshin nga forcat e jashtme, por edhe ato ishin izoluar mjaftë mirë dhe ne u krijuam atyre një mundësi të dilnin. Ata dolën por nuk e dinin që pas disa kilometrave i pritnin befasi të tjera. Ne morëm kazermën dhe gjetëm ngrohtësi, pak ushqim, armatim, pajisje të ndryshme”, rrëfen më tej Anton Quni njërën nga episodet e “Betejës së Koshares”./Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë![Trump e uron Osmanin për 17-vjetorin e Pavarësisë: Presim me padurim t’i zgjerojmë lidhjet midis popujve tanë](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/1737226840_vjosaosmani-780x439.jpg)
Trump e uron Osmanin për 17-vjetorin e Pavarësisë: Presim me padurim t’i zgjerojmë lidhjet midis popujve tanë
![Përleshje në veri të Mitrovicës - policia arreston gjashtë persona](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2023/04/veriuuu-730x440-1-600x360-1-780x439.jpg)
Përleshje në veri të Mitrovicës - policia arreston gjashtë persona
![LVV e PDK](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/64541-780x439.jpg)
LVV e PDK "përleshen" për një fletëvotim në Prishtinë
![“U hap kutia e Pandorës!” Eksperti: Shqipëria dhe Kosova duhet të armatosen](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/Marlind-Laci-Ekspert-i-marredhenieve-nderkombetare-780x439.jpg)
“U hap kutia e Pandorës!” Eksperti: Shqipëria dhe Kosova duhet të armatosen
![Njohjet që s’i erdhën kurrë: Kush ia mbylli dyert Kosovës?](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2018/05/njohjet-1-780x439.jpg)
Njohjet që s’i erdhën kurrë: Kush ia mbylli dyert Kosovës?
![LDK shpreh dyshime për prani të “trenit bullgar” gjatë votimit në Shtime](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/numerimi-780x439.jpg)
LDK shpreh dyshime për prani të “trenit bullgar” gjatë votimit në Shtime
![104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/09/image2-380x233.jpeg)
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
![Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/Screenshot-2024-02-20-142648-380x233.png)
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
![Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/1a-1-380x233.jpg)
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
![Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/DSC00994-380x233.jpg)
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
![Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2023/07/foto-kryesore-per-tlgre-380x233.jpg)
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
![A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/ballkan-summit-380x233.jpg)
A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?
![Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/rsz_220250130_telegrafi_deals-380x233.png)
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
![Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/1-272-380x233.jpg)
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
![Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/12/20241218-Telegrafi-Deals-380x233.png)
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
![25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2020/11/1_optimized-380x233.png)
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat
![Osmani dhe Kurti me një foto të përbashkët në Mynih të Gjermanisë](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/480197055_10162293276589133_801476930299187836_n-1-e1739659801845-780x439.jpg)
Osmani dhe Kurti me një foto të përbashkët në Mynih të Gjermanisë
![Eksperti i leximit të buzëve zbulon se çfarë kërkoi Bellingham nga gjyqtari para se të ndëshkohej me karton të kuq](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/Nicola-Hickling-780x439.png)
Eksperti i leximit të buzëve zbulon se çfarë kërkoi Bellingham nga gjyqtari para se të ndëshkohej me karton të kuq
![Befasi emocionuese për Gjestin, takohet me motrën dhe vëllain për herë të parë pas katër muajsh izolimi](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/gje8.jpg)
Befasi emocionuese për Gjestin, takohet me motrën dhe vëllain për herë të parë pas katër muajsh izolimi
![Publikohet videoja e transkriptuar nga biseda e Bellingham me gjyqtarin që e ndëshkoi me karton të kuq](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/refer-780x439.png)
Publikohet videoja e transkriptuar nga biseda e Bellingham me gjyqtarin që e ndëshkoi me karton të kuq
![Me çfarë armësh krenohet ushtria shqiptare? Vengu: Nuk kemi asnjë avion, gabim i pafalshëm](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/vengu-780x439.jpg)
Me çfarë armësh krenohet ushtria shqiptare? Vengu: Nuk kemi asnjë avion, gabim i pafalshëm
![Ronaldo Nazario emëron ish-shokun te Real Madridi si më të dobëtin që ka parë në karrierë](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/ronaldo-2-780x439.png)
Ronaldo Nazario emëron ish-shokun te Real Madridi si më të dobëtin që ka parë në karrierë