Aktori i njohur Ansel Elgort, i cili është shfaqur për herë të parë në filmat e Disney, tashmë po akuzohet për sulm seksual ndaj një 17 vjeçare.

Vajza e quajtur Gabby përmes rrjetit social Twitter, kishte thënë se ajo kishte filluar të shkruante me 26 vjeçarin, para se t’i mbushte 17 vjeç.


Gabby, e cila nuk zbuloi mbiemrin, ka raportuar se ka qenë duke vuajtur gjatë kohës sa ishte në kontakt me Ansel.

29830628 8441133 Accusation Gabby posted a lengthy post on Friday about the alleg a 14 1592596013297

“Në vend se të më pyeste nëse do të doja të ndaloja së bëri marrëdhënie seksuale, unë po përjetoja dhimbje dhe nuk doja të thoja asnjë fjalë, derisa ai tha, ne duhet ta prishim këtë”.

“Ai më bëri që të mendoj se me të vërtetë kështu është një marrëdhënie seksuale”, u shpreh ajo.

29833722 8441133 image a 23 1592598067841

Për të mos e lënë me kaq, ajo publikoi edhe një fotografi ku shihej bashkë me aktorin, derisa theksoi se ajo qka ka përjetuar e ka dërguar deri në terapi.

29830630 8441133 Claims Twitter user Gabby posted this picture on Friday which ap a 12 1592595367500

Përfaqësuesit e Elgort nuk janë përgjigjur menjëherë, pas akuzave të Gabby, ani pse u kontaktuan disa herë nga Daily Mail. /Telegrafi/