Anne Hathaway tërhoqi vëmendjen në festën e ditëlindjes së 30-të të Gigi Hadid në New York City, të premten mbrëma.

Aktorja 42-vjeçare u shfaq elegante me një pallto blu maxi dhe një fustan mini të bardhë, që e kombinoi me taka argjendi dhe një çantë të shkëlqyer.


Ajo shoqërohej nga bashkëshorti i saj, Adam Shulman, me të cilin ndante çaste të ëmbla duke mbajtur duart gjatë hyrjes në event, shkruan DailyMail.

Gigi Hadid, protagonistja e mbrëmjes, mbërriti dorë për dore me partnerin e saj Bradley Cooper.

Modelja u pa me një unazë të artë në gisht, duke nxitur thashethemet për një fejesë të mundshme.

Ajo dukej elegante me një bluzë të bardhë, pantallona lëkure dhe aksesorë prej ari.

Në festë morën pjesë edhe anëtarë të familjes së Gigit, si motra e saj Bella Hadid, mamaja Yolanda dhe babai Mohamed Hadid me partneren e tij Keni Silva.

Ndërkohë, Bradley kishte zgjedhur një pamje sportive me xhaketë Eagles dhe pantallona të zeza.

Çifti janë në lidhje që nga tetori 2023 dhe, sipas burimeve, janë të lumtur bashkë, edhe pse nuk kanë plane të ngutshme për fejesë. /Telegrafi/