Anna Wintour, kryeredaktorja e revistës Vogue, është një personalitet me një ndikim të jashtëzakonshëm në fushën e modës.

Ajo njihet për stilin e saj identifikues, me një model flokësh të stilit bob dhe me syzet e saj që nuk i heq asnjëherë.


Reputacioni i saj madje ka inspiruar edhe filmin ikonik të vitit 2006, “The Devil Wears Prada”.

Ajo ka fituar madje një reputacion edhe për një karakter intimidues.

92780227 14156591 image a 11 1733308809525

Por, duke folur së fundmi për BBC, 75-vjeçarja ka mohuar pretendimet që njerëzit kanë frikë t’i afrohen, gazetarja madje e pyeti nëse njerëzit i frikësohen, për të cilën u përgjigje me “shpresoj që jo”.

Ajo pohoi se madje shumica e kanë refuzuar, duke pohuar se ideja që askush nuk i thotë asaj “jo” është një mit.

92780219 14156591 image a 10 1733308804940

Përveç këtyre deklaratave, Wintour siç duket më në fund e ka zbuluar se pse mban syze gjatë gjithë kohës.

“Më ndihmojnë të shoh dhe më ndihmojnë të mos shoh. Më ndihmojnë të shihem dhe të mos shihem. Ato janë një mbështetje, do të thosha”, pohoi ikona e modës. /Telegrafi/