LAJMI I FUNDIT:

Anna Wintour i ka zgjedhur: Këto pesë dama janë veshur më së miri në vitin 2019!

Anna Wintour i ka zgjedhur: Këto pesë dama janë veshur më së miri në vitin 2019!

Sipas zgjedhjes së redaktores së revistës “Vogue”, ato kanë meritën të marrin këtë titull miklues

Gjë e pritur plotësisht, në listë është gjendur Meghan Markle, të cilën Ana e ka përshkruar si personalitetin më modern të familjes mbretërore, transmeton Telegrafi.


Damave në gjithë botën vërtet u ka pëlqyer stili i saj klasik dhe elegant.

Stili i manekines Naomi Campbell me kalimin e moshës po bëhet gjithnjë e më i mirë, ndërkaq 2019-a përfundimisht ishte koha e saj që të shndriste me shkëlqim të plotë.

Rihanna është shembull i personit të veshur në mënyrën shembullore. Ajo çdo vit merr titullin e femrës së veshur më së miri, andaj nuk është kurrfarë befasie që edhe këtë vit është në këtë listë. Këngëtarja ka ndërtuar stilin e vet mbresëlënës, i cili shumicës u ka pëlqyer.

Këngëtarja e cila dikur ka ditur të na mrekullojë me veshjet e saj, t’i rikujtojmë vetëm edhe fustanet e famshme nga mishi. Lady Gaga këtë vit është gjendur në listën e të veshurave më së miri. Stili i saj ka përjetuar evolucion të vërtetë gjatë disa viteve të fundit. Me zgjedhjet e saj të pazakonshme të modës e ka merituar vendin në këtë listë.

Zoe Kravitz është gjendur në vendin e pestë të kësaj liste të nderuar. Aktorja, modelja dhe këngëtarja në fjalë, një nga gratë më elegante në Hollywood dhe vajza e Lenny Kravitzit, sigurisht e di se si të vishet! Megjithatë, asaj nuk i pëlqen zgjidhjet e sigurta dhe të provuara dhe zgjedh të eksperimentojë.

/Telegrafi/