Edhe pse u premtua se do të rregullohet, gjendja e Memorialit të Varrezave që ndodhet në Velani, nuk ka ndryshuar.
E se gjendja është jo e mirë, e thotë edhe Bislim Zogaj, drejtor i Agjencisë për menaxhimin e komplekseve memoriale.
“Realisht gjendja në memorialin ‘Ibrahim Rugova’ në Velani për momentin është shumë e keqe sepse aty është vepruar sipas dëshirave apo tekeve të njerëzve pa ndonjë vendim apo ndonjë rregullore siç do të duhej të ishte për në memorial aq të rëndësishëm”, tha për RTV Dukagjinin, Bislim Zogaj.
Sa i përket bashkëpunimit me Komunën e Prishtinës, Zogaj bën të ditur se kërkesat ndaj Komunës kanë qenë të shumta, por nuk ka pasur përgjigje.
“Unë si drejtor kam kërkuar nga Komuna e Prishtinës të paktën pesë herë takim zyrtar, por deri tash nuk kam hasur mirëkuptim nga Komuna e Prishtinës për t’u ulur dhe për të zgjidhur këtë problem”, tha më tej Bislim Zogaj.
Përveç gjendjes jo të mirë në këtë memorial ka edhe probleme të tjera. Varrezat në këtë lokacion janë përzier.
“Janë bërë edhe varrime të personaliteteve që nuk duhet të jenë në lokacionin e varrezave të dëshmorëve të luftës së UÇK-së”, tha Xhavit Jashari nga Shoqata e Familjeve të Dëshmorëve.
Në anën tjetër, Komuna e Prishtinës përmes telefonit i ka thënë RTV Dukagjinit se përgjegjëse për këtë kompleks është Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor. Por këta të fundit, thonë se në lidhje me këtë çështje përgjigjet Komuna e Prishtinës. /RTV Dukagjini/Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Më të votuarit e LDK-së nga 60 për qind të votave të numëruara

Prindërit e një shkolle në Prishtinë shtyjnë nxënësit të bojkotojnë mësimin, kërkojnë largimin e nxënëses autike

Prokuroria Speciale kërkesë gjykatës për të urdhëruar Kurtin të paraqitet për të dëshmuar në prokurori

Më të votuarit e LDK-së nga 60 për qind të votave të numëruara

Prokuroria Speciale kërkesë gjykatës për të urdhëruar Kurtin të paraqitet për të dëshmuar në prokurori

Kjo është lista e përditësuar me votat e kandidatëve për deputetë të PDK-së

Kryeziu: Konsullata e Kosovës në Shtutgart bëri skandal pasi organizoi përvjetorin e pavarësisë në qendrën islame

Prindërit e një shkolle në Prishtinë shtyjnë nxënësit të bojkotojnë mësimin, kërkojnë largimin e nxënëses autike

Ymeri: Ka njerëz që bëhen deputet pa i parë asnjëherë në publik

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Më të votuarit e LDK-së nga 60 për qind të votave të numëruara

Prokuroria Speciale kërkesë gjykatës për të urdhëruar Kurtin të paraqitet për të dëshmuar në prokurori

Trump pretendon se Ukraina e filloi luftën me Rusinë

"Kush është ky", momenti kur Gjesti ngatërron Jezusin me figurën e Çerçiz Topullit në spektaklin e BBVA

Kjo është lista e përditësuar me votat e kandidatëve për deputetë të PDK-së

Kryeziu: Konsullata e Kosovës në Shtutgart bëri skandal pasi organizoi përvjetorin e pavarësisë në qendrën islame