LAJMI I FUNDIT:

Anketa e Pulsit Publik, Mustafa: 82.19% e qytetarëve të Kosovës nuk janë të kënaqur me drejtimin ekonomik të vendit

Anketa e Pulsit Publik, Mustafa: 82.19% e qytetarëve të Kosovës nuk janë të kënaqur me drejtimin ekonomik të vendit

Koordinatori i Departamentit për Financa në kuadër të Kabinetit për Qeverisje të Mirë të PDK-së, Arben Mustafa, ka thënë se Anketa e Pulsit Publik, publikuar nga UNDP, raporton se 82.19% e qytetarëve të Kosovës nuk janë të kënaqur me drejtimin ekonomik të vendit.

Mustafa përmes një postimi në rrjetin social në Facebook ka shkruar se këto të dhëna paraqesin një ilustrim faktik të dështimit të Qeverisë së Kosovës.

“Nga qytetarët e anketuar, 74.6% kanë listuar papunësinë, varfërinë, rritjen e çmimeve dhe çmimet e produkteve bazë si problemet kryesore me të cilat ballafaqohet vendi. Këto të dhëna paraqesin një ilustrim faktik të dështimit të kësaj qeverie për të përmirësuar kushtet e jetesës së qytetarëve të Kosovës dhe nevojën urgjente që qeveria ta kthej vëmendjen drejtë ofrimit të zgjidhjeve për problemet kyçe me të cilat ballafaqohen qytetarët”, ka  shkruar Mustafa.


Më tej, ai ka thënë se përveç se janë të shqetësuar me papunësinë e lartë që po mbretëron në Kosovë, qytetarët janë shprehur shumë të pakënaqur edhe për sa i përket punësimit në baza meritore në sektorin publik.

“Rezultatet e anketës tregojnë se 78% e qytetarëve besojnë se punësimi në sektorin publik nuk bëhet në baza meritore. Prandaj, bazuar në rezultatet e këtij publikimi, lirisht mund të konstatohet se me këtë qeveri nuk ka as punësim e as drejtësi në punësim”, ka përfunduar ai. /Telegrafi/ 

Në trend Ekonomi

Më shumë
Gati 3 mijë biznese me qarkullim milionësh gjatë 2024-ës, këto janë komunat sipas numrit të bizneseve

Gati 3 mijë biznese me qarkullim milionësh gjatë 2024-ës, këto janë komunat sipas numrit të bizneseve

Ekonomi
Rrezikohen shërbimet për fëmijët me sindromën Down: Dërgo SMS dhe Ndihmo!

Rrezikohen shërbimet për fëmijët me sindromën Down: Dërgo SMS dhe Ndihmo!

Ekonomi
Fifi dhe Active Baby Diapers - Zgjidhja perfekte për nënat perfekte

Fifi dhe Active Baby Diapers - Zgjidhja perfekte për nënat perfekte

Ekonomi
Banka Botërore: Kosova do të ketë rritjen më të madhe të GDP në rajon, gjatë viteve 2024 dhe 2025

Banka Botërore: Kosova do të ketë rritjen më të madhe të GDP në rajon, gjatë viteve 2024 dhe 2025

Ekonomi
Pranvera e karrierës fillon me Telegrafi Jobs!

Pranvera e karrierës fillon me Telegrafi Jobs!

Ekonomi
Relaksohu dhe përjeto Ramazanin në Grand Blue FAFA Resort!

Relaksohu dhe përjeto Ramazanin në Grand Blue FAFA Resort!

Ekonomi
Kalo në kategori