Me kryetaren e Dhomës së Përfaqësuesve, Nancy Pelosi, që pritet të zbarkojë në Tajvan të martën, aeroplanët dhe anijet luftarake kineze “bllokuan” vijën imagjinare që ndan ngushticën e Tajvanit në një lëvizje “shumë provokuese”, raportoi Reuters.
Pekini ka paralajmëruar në mënyrë të përsëritur që Pelosi të mos shkojë në shtetin ishull, të cilin e pretendon si të vetin, ndërsa SHBA-ja ka thënë se nuk do të frikësohej nga një kërcënim i tillë.
Të martën, ministri i jashtëm kinez Wang Yi parashikoi se politikanët amerikanë që “luajnë me zjarrin” për çështjen e Tajvanit “nuk do të kenë një fund të mirë”, sipas një deklarate të ministrisë që nuk e përmendi Pelosin me emër, përcjell Telegrafi.
Kështu, aeroplanët kinezë e kaluan mëngjesin e së martës në mënyrë të përsëritur duke kryer lëvizje taktike në të cilat ata shkurtimisht “prekën” të ashtuquajturën “vijë mesatare” që ndan hapësirën ajrore dhe territorin detar të Pekinit dhe Taipeit përpara se të ktheheshin në anën tjetër të ngushticës, ka thënë një burim i informuar për këtë çështje.
Personi shtoi se aeroplanët tajvanez ishin në gatishmëri aty pranë ndërsa kryheshin ushtrimet.
Aeroplanët kinezë u larguan nga zona të martën pasdite, por anijet e Pekinit mbetën, ka thënë personi në fjalë.
Ministria e Mbrojtjes e Tajvanit tha në një deklaratë se ka një zotërim të plotë të aktiviteteve ushtarake pranë ishullit dhe do të dërgojë forcat e duhura në reagim ndaj “kërcënimeve të armikut”.
Veç kësaj, në qytetin juglindor kinez të Xiamen, i cili shtrihet përballë Tajvanit dhe është shtëpia e një pranie të madhe ushtarake, banorët raportuan se kishin parë automjete të blinduara në lëvizje të martën dhe postuan fotografi në internet.
Ndërkohë, marina amerikane ka pozicionuar katër anije luftarake, duke përfshirë një aeroplanmbajtëse, në ujërat në lindje të Tajvanit në dislokime “rutinë”. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Kush është Alice Weidel, liderja homoseksuale e AfD-së në Gjermani që jeton në Zvicër?

SHBA dhe Ukraina 'shumë afër' nënshkrimit të marrëveshjes për mineralet, thotë Boris Johnson

Ndërron jetë Frank Wisner, diplomati amerikan që negocioi statusin e Kosovës si shtet sovran

Zelensky: Shpresojmë t’i japim fund luftës këtë vit

Departamenti i Mbrojtjes i thotë stafit civil të injorojë kërkesën e Elon Musk për të raportuar për produktivitetin

Zelensky paralajmëron në përvjetorin e tretë të luftës: Rusia synon Evropën

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Egli tha se nuk e njeh, kundërpërgjigjet Xheneta: E di shumë mirë se kush jam

Mbyllja e qendrave ilegale për punë sociale në veri, analistët paralajmërojnë për raportet me SHBA-në

Zelensky: Kemi nevojë për 20 sisteme raketore Patriot, do t’i paguajmë

E zgjodhi për ta rikthyer në lojë, G Bani tani ndërron mendim për Gjestin - e quan lojtar të shkëlqyer

Merz përjashton edhe një herë koalicionin me AfD - pasi Weidel thotë se duart e saj janë 'zgjatur' për t'u bashkuar me një qeveri