LAJMI I FUNDIT:

Anglia dhe Danimarka ndahen në barazim – anglezët sërish nuk bindin me lojë

Anglia dhe Danimarka ndahen në barazim – anglezët sërish nuk bindin me lojë

Danimarka dhe Anglia kanë barazuar me rezultat 1-1 në ndeshjen e vlefshme për Grupin C në Kampionatin Evropian “Euro 2024”.

Të dy golat u realizuan në pjesën e parë edhe pse kishin shumë raste shënimi.

Anglezët kaluan në epërsi nëpërmjet Harry Kane në minutën e 18-të, me sulmuesin e njohur që gjeti rrjetën nga afër për 1-0.


Por danezët nuk u dorëzuan dhe barazuan në të 34-n, me Morten Hjulmand që shënoi nga pothuajse 25 metra.

Ndeshja ishte e barabartë me posedim të topit, ndërsa Danimarka pati më shumë rate shënimi në pjesën e dytë.

Anglia prin me katër pikë të tubuara. Sllovenia dhe Danimarka kanë nga dy pikë, ndërsa Serbia është e fundit me një pikë. /Telegrafi/