Angellovska-Bezhoska në takim me Sallas: Sistemi bankar në RMV është stabil dhe i sigurt

“Sektori bankar në vend është stabil dhe i besueshëm, gjë që në masë të madhe është për shkak të politikave dhe masave makroprudenciale të zbatuara nga Banka Popullore për ruajtjen e stabilitetit financiar”.
Kjo u theksua në takimin që u zhvillua mes Guvernatores së Bankës popullore dhe Hesus Sarina Salas, anëtar i Bordit të vetëm për zgjidhje të bankave, një institucion i Bashkimit Bankar Evropian, qëllimi i të cilit është të përballet në kohë me problemet në funksionimin e bankave, dhe në këtë mënyrë të sigurohet stabilitet financiar, informojnë nga Banka Popullore.
Në takim u theksua se sektori bankar në vend është i rregulluar në përputhje me standardet më të larta në BE, siç tregojnë edhe vlerësimet e Komisionit Evropian për harmonizimin e lartë të rregullores bankare dhe kuadrit mbikëqyrës me standardet në BE.
“Aftësia paguese e sistemit bankar është përmirësuar, ndërsa shkalla e përshtatmërisë së kapitalit arriti nivelin prej 19% në fund të gjashtëmujorit të parë të 2024, që është më i larti që nga viti 2006. Treguesit më të lartë të aftësisë paguese rrjedhin kryesisht nga kërkesat më të larta rregullatore dhe mbikëqyrëse lidhur me kapitalin e bankave, i cili lidhet kryesisht me shtresat mbrojtëse të kapitalit dhe lejimin e kapitalit të përcaktuar në bazë të vlerësimit mbikëqyrës. Duke marrë parasysh që Banka Popullore në disa raste ka rritur kërkesat për kapital në lidhje me shtresën mbrojtëse anticiklike të kapitalit, të cilat do të fillojnë me zbatimin në periudhën e ardhshme, pritet që aftësia paguese e sistemit bankar të vazhdojnë të përmirësohet”, thuhet në kumtesën e sotme nga Banka Popullore.
Në takimin u bisedua edhe për Ligjin për zgjidhje të bankave, me të cilin Bankës Popullore i besohet kryerja aktiviteteve për përballjen me problemet në punën e bankave, gjegjësisht aktivitete përgatitore, fillimin e procedurës për përballjen me problemet në punën e bankave dhe zbatimin e instrumenteve dhe autorizimet për përballje me problemet në punën e një banke. Nga Banka thonë se është në proces përpunimi i rregullatores nënligjore për zbatimin e ligjit.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Ambasadori Zemaj: Mirënjohës për angazhimin e NATO-s për Kosovën dhe paqen në rajon

Maqedonia bashkë-sponsor i rezolutës së SHBA në OKB për Ukrainën, Mickoski: Shpresoj rezoluta të përkrahet nga shumica

Politikanët e Kosovës nderojnë Bajram Qerkinin: Drejtësia për të zhdukurit mbetet amanet

“Edhe po të vritem, nuk flas pa mu prezantuar dokumenti”- Tara vazhdon të refuzojë t'u përgjigjet pyetjeve të prokurores në Hagë

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Ku mbesin votat e partive që nuk e kaluan pragun?

Vdes Faik Rexhepi, simboli i rezistencës kundër regjimit të Millosheviqit

Plagosja në Klinë, Prokuroria kërkon paraburgim për dy të arrestuarit

Tensione në gjykimin në Hagë, komandant Hoxha: Prej këtij momenti nuk flas më asgjë

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Egli tha se nuk e njeh, kundërpërgjigjet Xheneta: E di shumë mirë se kush jam

Mbyllja e qendrave ilegale për punë sociale në veri, analistët paralajmërojnë për raportet me SHBA-në

Zelensky: Kemi nevojë për 20 sisteme raketore Patriot, do t’i paguajmë

E zgjodhi për ta rikthyer në lojë, G Bani tani ndërron mendim për Gjestin - e quan lojtar të shkëlqyer

Merz përjashton edhe një herë koalicionin me AfD - pasi Weidel thotë se duart e saj janë 'zgjatur' për t'u bashkuar me një qeveri