Angellov: Ka dyshime se zjarri në “Drislla” është shkaktuar qëllimisht

Drejtori për Mbrojtje dhe Shpëtim, Stojançe Angellov thotë se ka dyshime se zjarri në deponinë "Drislla" është shkaktuar qëllimisht.
"Nuk ka rrezik që zjarri të përhapet jashtë deponisë. Zjarri po shuhet. Ka dyshime se zjarri është shkaktuar qëllimisht", thotë Angellov.
Dhjetë automjete zjarrfikëse po e shuajnë zjarrin në deponinë "Drislla" që shpërtheu sot pasdite. Siç informoi për mediat Zvonko Tomevski, komandant i Brigadës Territoriale të Zjarrfikësve të Qytetit të Shkupit, ndihmë është kërkuar edhe nga NP "Higjiena Komunale", nga e cila janë dërguar dy autocisterna uji, ato janë në vendngjarje dhe po i plotësojnë automjetet zjarrfikëse.
"Pra, shpresoj që zjarri të shuhet plotësisht së shpejti", tha Tomevski.
U kërkua edhe një aeroplan nga Drejtoria për Mbrojtje dhe Shpëtim për të ndihmuar në shuarjen e tij, por, për fat të keq, tha ai, nuk kishte kushte për të ndërhyrë./Telegrafi/
















































