Ylli i filmit “Changeling”, e cila rrit gjashtë fëmijë me aktorin e filmit “Fight Club”, raportohet se është duke ndjerë lodhje nga një familje aq e gjerë dhe dëshiron të jetë e vetmuar për një kohë.

“Angelina i ka thënë Brad se ajo ka nevojë për më shumë hapësirë. Ajo është një person egërsisht i pavarur dhe ka nevojë të jetë e vetmuar për t’u ndjerë normale dhe e lumtur”, ka thënë një burim i afërt me çiftin.

“Angelina është vërtet në një gjendje të ulët për momentin dhe duket vërtet në depresion. Në javët e kaluara ajo ka pasur gjendje të ndryshme të shoqëruara me zemërim. Ka një tension në mes të saj dhe Brad dhe ata madje kanë pasur edhe zënka”, shton më tej burimi.