LAJMI I FUNDIT:

Anëtarët e një familje rrahen brutalisht me pjesëtarët e sigurimit të aeroportit, kamerat e sigurisë filmojnë gjithçka (Video, +18)

Anëtarët e një familje rrahen brutalisht me pjesëtarët e sigurimit të aeroportit, kamerat e sigurisë filmojnë gjithçka (Video, +18)

Kamerat e sigurisë brenda një aeroporti, kanë filmuar momentin kur një familje rrahet brutalisht me pjesëtarët e sigurimit, dhe e gjithë kjo ndodhi për shkak të valixheve.

Njëri nga pjesëtarët e sigurimit të aeroportit është përplasur për tokë pavetëdije, derisa një tjetër për pak sa nuk u godit në kokë me shufër të hekurtë nga pjesëtarët e familjes së nervozuar, transmeton Telegrafi.

Por edhe pse u dolën në ndihmë tre pjesëtarë tjerë të sigurimit, rrahja vazhdoi në aeroportin ndërkombëtar Ezeiza në Brazil, derisa nuk u shfaqen policët që qetësuan situatën dhe arrestuan disa pjesëtarë të kësaj familje.


Situata u tensionua kur babai i kësaj familje i identifikuar nga mediat lokale si Ricardo Vidal, u mundua të kaloj përmes pjesëtarëve të sigurimit për të marrë valixhet.

Ai brengosej se nuk do të mund ta marrë valixhen brenda të cilës kishte barnat e zemrës, pasi departamenti që kujdeset për to ishin në grevë. Kështu vendosi të kthehet brenda pa iu nënshtruar kontrolleve, gjë që nxiti përleshjen mes familjes së tij dhe pjesëtarët të sigurimit.

Raportohet se tre nga kjo familje kanë përfunduar para grilave, por janë liruar disa orë më vonë pasi paguan një shumë të majme të hollave. Ndërkaq, sipas raportit të policisë, njëri nga pjesëtarët të sigurimit ka pësuar lëndime në kokë. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Rruga drejt planetit Mars, mënyra e Trumpit për mposhtjen e rusëve përmes satelitëve

Rruga drejt planetit Mars, mënyra e Trumpit për mposhtjen e rusëve përmes satelitëve

Amerika
Çfarë e shkaktoi përplasjen vdekjeprurëse mes helikopterit dhe aeroplanit në Uashington?

Çfarë e shkaktoi përplasjen vdekjeprurëse mes helikopterit dhe aeroplanit në Uashington?

Amerika
SHBA kërkon që Ukraina të mbajë zgjedhje këtë vit, njofton i dërguari special i Trumpit

SHBA kërkon që Ukraina të mbajë zgjedhje këtë vit, njofton i dërguari special i Trumpit

Botë
SHBA godet objektivat e ISIS-it në Somali, Trump: Ne do t'ju gjejmë dhe do t'ju vrasim

SHBA godet objektivat e ISIS-it në Somali, Trump: Ne do t'ju gjejmë dhe do t'ju vrasim

Botë
Më 4 shkurt, Trump dhe Netanyahu përballë njëri-tjetrit - çfarë pritet nga ky takim?

Më 4 shkurt, Trump dhe Netanyahu përballë njëri-tjetrit - çfarë pritet nga ky takim?

Botë

"A doni që unë të shkoj të notoj?", Trump shkakton reagime të ashpra pas komenteve sarkastike mbi tragjedinë në Uashington

Amerika
Kalo në kategori