LAJMI I FUNDIT:

Andre De Grasse ‘rrëzon’ Boltin nga froni dhe bëhet kampion i ri olimpik, fiton medaljen e artë në finalen e 200 metrave

Andre De Grasse ‘rrëzon’ Boltin nga froni dhe bëhet kampion i ri olimpik, fiton medaljen e artë në finalen e 200 metrave

Atleti kanadez, Andre De Grasse tani është një kampion olimpik, pasi ka fituar medaljen e artë në finalen e vrapimit në 200 metra në “Tokio 2020”, duke rrëzuar nga froni legjendën Usain Bolt, i cili tashmë është pensionuar nga atletika, por ka fituar tri garat e fundit në Lojërat Olimpike. 

26-vjeçari nga Markham arriti ta përfundojë garën me një kohë prej 19.62 sekondave në finalen e 200 metrave vrapim të zhvilluar në Stadiumin Olimpik në Tokio, duke kapur një medalje që i kishte ikur deri më tani: atë të artën.

Pas De Grasses, në vend të dytë përfundoi amerikani Kenneth Bednarek, i cili fitoi të argjendtën me kohë 19.68 sekonda dhe bashkatdhetari i tij Noah Lyles që rrëmbeu të bronztën me 19.74 sekonda.


De Grasse tani ka pesë medalje në karrierë në Lojërat Olimpike pasi ai ka fituar të gjitha llojet e medaljeve në Rio dhe Tokio.

Kjo është hera e parë që një kanadez ka fituar garën e 200 metrave që kur Percy Williams e bëri atë në vitin 1928 në Lojërat Olimpike në Amsterdam – dhe kjo është vetëm hera e tretë në historinë e Olimpiadës që një kanadez ka fituar medaljen e artë në këtë ngjarje.

Koha e De Grasse është një rekord i ri më i mirë personal dhe kanadez në garën e 200 metrave, ndërsa vlen të theksohet se 26-vjeçari tani është kampion i ri i kësaj gare, pasi garat në tri Olimpiadat e fundit (2008, 2012 dhe 2016) u fituan nga Usain Bolt. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Carlo Ancelotti mbeti i zemëruar kur ylli i Real Madridit u largua kundër dëshirës së tij

Carlo Ancelotti mbeti i zemëruar kur ylli i Real Madridit u largua kundër dëshirës së tij

La Liga
Kërkohen nga shumë klube evropiane - por Real Madridi i ka në dorë dy talentët e mëdhenj

Kërkohen nga shumë klube evropiane - por Real Madridi i ka në dorë dy talentët e mëdhenj

La Liga
Jose Mourinho flet për gjyqtarin slloven që e drejtoi ndeshjen Galatasaray-Fenerbahce

Jose Mourinho flet për gjyqtarin slloven që e drejtoi ndeshjen Galatasaray-Fenerbahce

Ligat tjera
Buffon jep mendim për derbin Napoli- Inter, ndërsa befason se kë do të donte ta shihte kampion

Buffon jep mendim për derbin Napoli- Inter, ndërsa befason se kë do të donte ta shihte kampion

Serie A
Lille ia cakton çmimin kartonit të Edon Zhegrovës

Lille ia cakton çmimin kartonit të Edon Zhegrovës

Ligue 1
Laporta shumë i kënaqur me punën e Flick - planifikon një 'dhuratë' për trajnerin gjerman

Laporta shumë i kënaqur me punën e Flick - planifikon një 'dhuratë' për trajnerin gjerman

La Liga
Kalo në kategori