LAJMI I FUNDIT:

Andi Zeqiri kërkohet nga Marseille, por edhe dy skuadra italiane futen në garë për yllin e ardhshëm të Kosovës

Andi Zeqiri kërkohet nga Marseille, por edhe dy skuadra italiane futen në garë për yllin e ardhshëm të Kosovës

Andi Zeqiri është duke i kaluar momentet e fundit si futbollist i skuadrës zvicerane Lausanne – Sport.

Sulmuesi i talentuar kosovar ka shkëlqyer edicionin e kaluar me skuadrën helvetike, duke e rikthyer në elitën e futbollit zviceran.

Në 37 ndeshje zyrtare, Zeqiri shënoi 22 gola dhe bëri 10 asistime duke zgjuar edhe interesimin e skuadrave nga kampionatet kryesore të Evropës.


Olympique Marseille dhe Lens janë dy skuadrat franceze që prej kohësh janë duke tentuar të nënshkruajnë me Zeqirin.

Por së fundmi në garë për t’i marrë shërbimet e yllit ë ardhshëm të Përfaqësueses së Kosovës janë futur edhe dy skuadra italiane.

Fjala është për Hellas Veronën dhe Udinesen, dy ekipe që tanimë kanë nisur bisedimet me agjentët e Zeqirit.

21-vjeçari që aktualisht luan për grupmoshat e Zvicrës, por që ka pranuar t’i bashkohet Kosovës ka kontratë me Lausannen deri në verën e vitit 2021.

Klubi i tij aktual i ka ofruar rinovimin e kontratës me një pagë tejet të lartë, por Andi është i vendosur të largohet.

Gjithsesi largimi i tij nga Lausanne duket i sigurt, por mbetet të shihet se cila skuadër do të ofrojë më shumë për shërbimet e lojtarit.

Duke parë që kontrata e tij është drejt fundit, Lausanne do të kënaqej edhe me një shumë prej tre milionë euro për ta lënë të lirë kosovarin. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
“Është mungesë respekti”, Flick befason me fjalët për kartonin e kuq të Bellingham

“Është mungesë respekti”, Flick befason me fjalët për kartonin e kuq të Bellingham

La Liga

"Shumica e njerëzve e kanë gabim për pagat" - ish futbollisti i Man Cityt zbulon se si paguhen lojtarët në Ligën Premier

Premier League
Liverpooli përgatit 108 milionë euro për lojtarin që Slot e konsideron si ‘blerjen perfekte’

Liverpooli përgatit 108 milionë euro për lojtarin që Slot e konsideron si ‘blerjen perfekte’

Premier League
Eksperti i leximit të buzëve zbulon se çfarë kërkoi Bellingham nga gjyqtari para se të ndëshkohej me karton të kuq

Eksperti i leximit të buzëve zbulon se çfarë kërkoi Bellingham nga gjyqtari para se të ndëshkohej me karton të kuq

La Liga
Barcelona vendos ta shesë yllin e skuadrës, kjo i hap rrugë transferimit të Tah

Barcelona vendos ta shesë yllin e skuadrës, kjo i hap rrugë transferimit të Tah

La Liga
Ronaldo Nazario emëron ish-shokun te Real Madridi si më të dobëtin që ka parë në karrierë

Ronaldo Nazario emëron ish-shokun te Real Madridi si më të dobëtin që ka parë në karrierë

La Liga
Kalo në kategori