Ancelotti vihet përballë pyetjes së vështirë se kush e fiton Ligën e Kampionëve – përmend tri skuadra

Trajneri i Real Madridit, Carlo Ancelotti bëri parashikimet e tij për Ligën e Kampionëve, por ngurroi të kishte një favorit të vetëm.
I ftuar në episodin e fundit të PoretCast, trajneri italian u pyet për shumë gjëra - ndër të tjera iu kërkuar të bënte një parashikim se kë e shihte si fitues të garës më të madhe për klube në Evropë.
Ancelotti kishte dy skuadra - Real Madridin dhe Liverpoolin, si favoritët e tij për të fituar Ligën e Kampionëve.
"Kush do ta fitojë Ligën e Kampionëve, tre pretendentë?", u pyet trajneri i Los Blancos nga gazetari i PretCast.
"Real Madrid, City, Liverpool", ishte përgjigjja e trajnerit italian.
Por, me Manchester Cityn e eliminuar, mbesin tani vetëm Los Blancos dhe The Reds nga parashikimet e Ancelottit. /Telegrafi/









































