LAJMI I FUNDIT:

Ancelotti tregon nëse është mbyllur gara e titullit në La Liga

Ancelotti tregon nëse është mbyllur gara e titullit në La Liga

Real Madridi nuk ka arritur më shumë se një barazim 1-1 në derbin lokal ndaj Atletico Madrid.

Ky barazim e largon edhe më shumë Realin nga mbrojtja e titullit kampion, pasi  tani diferenca është shtatë pikë me liderin Barcelonën që ka edhe një ndeshje më pak të zhvilluar.

Carlo Ancelotti nuk e pranon se kampionati është mbyllur sa i përket çështjes së titullit, por thotë se do të jetë shumë e vështirë.


“A u mbyll kampionati? Nuk është një lamtumirë, por mund të them me siguri se është shumë më e komplikuar se më parë”.

“Gjithsesi, skuadrës i duhet të luftojë deri në fund dhe më pas të shohim. Më vjen mirë që golin e Alvaros, sezonin e ardhshëm do të jetë gjithnjë pranë skuadrës së parë pasi ka një kualitet që pak e kanë në moshën e tij”.

“Do të flas me Raul dhe do ta menaxhojmë mirë sepse mund t’i duhet edhe të rinjve”, u shpreh Carlo Ancelotti.

Tutje trajneri italian ka folur edhe për sulmuesin kryesor të Los Blancos, Karim Benzeman, duke thënë se ai është shumë i rëndësishëm.

Carlo Ancelotti befason me deklaratën e tij për akuzat ndaj Barcelonës që pagoi për gjyqtarët
Lexo po ashtu Carlo Ancelotti befason me deklaratën e tij për akuzat ndaj Barcelonës që pagoi për gjyqtarët

“Ishte ndeshje e vështirë për Benzeman, na mungonte pak freski sa i takon aspektit psikologjik, duhej edhe të shkonim më shpejt në zonën e kundërshtarëve. Megjithatë, Benzema është i rëndësishëm dhe pas Botërorit ka shënuar shumë gola”, u shpreh Ancelotti.

Real Madridi pas 23 xhirove zë vendin e dytë në La Liga me 52 pikë, shtatë më pak se lideri Barcelona që sot luajnë në udhëtim te Almeria. /Telegrafi/ 

Në trend Sport

Më shumë
Xavi kandidat i fortë për të marrë drejtimin e gjigantit anglez sezonin e ardhshëm

Xavi kandidat i fortë për të marrë drejtimin e gjigantit anglez sezonin e ardhshëm

Premier League
Ish-lojtari i Barcelonës e thotë hapur: Real Madridi është ekipi më i mirë në botë

Ish-lojtari i Barcelonës e thotë hapur: Real Madridi është ekipi më i mirë në botë

La Liga
Njihuni me lojtarin i cili ishte shumë afër kalimit tek Man Utd, por u qëllua me armë në kokë

Njihuni me lojtarin i cili ishte shumë afër kalimit tek Man Utd, por u qëllua me armë në kokë

Premier League
Barcelona ia ofron pesë klubeve mundësinë për të nënshkruar me De Jong

Barcelona ia ofron pesë klubeve mundësinë për të nënshkruar me De Jong

Ndërkombëtare
Carragher tregon tri pozitat që Liverpooli duhet t’i përforcojë pas fitores ndaj Man Cityt

Carragher tregon tri pozitat që Liverpooli duhet t’i përforcojë pas fitores ndaj Man Cityt

Premier League
Legjenda gjermane mbështet Real Madridin për ta eliminuar Atletico Madridin nga Liga e Kampionëve

Legjenda gjermane mbështet Real Madridin për ta eliminuar Atletico Madridin nga Liga e Kampionëve

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori