Trajneri i Real Madridit, Carlo Ancelotti, rrezikon një dënim prej katër vitesh teksa po përgatitet që të ballafaqohet me akuzat për mashtrim të thesarit spanjoll.
Gjyqi i Ancelottit siç ka raportuar Marca, do të mbahet të mërkurën e javës së ardhshme në Gjykatën Provinciale të Madridit.
Tekniku italian është akuzuar për mashtrim të thesarit publik prej 1 milionë eurosh në vitet fiskale 2014 (386 mijë euro) dhe 2015 (675 mijë euro) gjatë periudhës së tij të parë në krye të ‘Los Blancos’.
Prokurorët po kërkojnë një dënim me burg prej katër vitesh dhe nëntë muajsh nëse shpallet fajtor, ka raportuar zyra e prokurorit. Dënimet me burg në Spanjë pezullohen vetëm nëse kanë një kohëzgjatje prej dy vitesh.
Akuzat ndaj Ancelottit, siç ka raportuar The Athletic, përfshijnë dy vepra ndaj Thesarit Publik të Spanjës dhe përqendrohen gjoja në dështimin për të përfshirë të drejtat e imazhit në deklaratat e tij tatimore, pavarësisht se e ka deklaruar veten si rezident tatimor në Spanjë.
Është supozuar se italiani se është “angazhuar në simulimin e të drejtave të imazhit të subjekteve që nuk kanë aktivitet real dhe kanë banuar jashtë Spanjës”, prandaj ai ka fshehur përfituesin e vërtetë të të ardhurave nga të drejtat e tij të imazhit, duke iu shmangur taksave si në Spanjë ashtu edhe jashtë saj”.
Ai është akuzuar gjithashtu për nënshkrimin e kontratave private për t’i dhënë të drejtat e tij imazhit subjekteve tjera, përpara se të modifikonte marrëveshjet për të ulur ndjeshëm çmimet.
Kjo nuk është hera e parë që dikush nga bota e futbollit është përfshirë në probleme të tilla me ligjin.
Në vitin 2018, Lionel Messi dhe babai i tij Jorge, u dënuan me 21 muaj burg me kusht për evazion fiskal./Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Real Madridi me mision për transferimin e yllit të Man Utd – ai kushton 90 milionë euro

Barcelona e gatshme t’i rezistojë ofertave prej 100 milionë eurosh për yllin e mesfushës

Ish-ylli i Man United rrezikon të dënohet me dy vjet burgim

Liverpooli e gjen në La Liga zëvendësuesin ideal të Alexander-Arnold

Kombëtaret me më së shumti gola në Ligën e Kombeve – Kosova para gjigantëve si Franca dhe Italia

Klubi francez refuzon nënshkrimin me të, Pogba ka dy opsione për ta vazhduar karrierën

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

Abdixhiku reagon ndaj akuzave për vjedhje votash

Ferma VIP: Zbulohen disa fermerë të këtij edicioni

Publikohen mesazhet e anëtarëve të kryesisë qendrore të LDK-së: Akuzat për vjedhje votash në diasporë

Real Madridi me mision për transferimin e yllit të Man Utd – ai kushton 90 milionë euro

Trump thotë se është i zemëruar me Putinin - vjen reagimi i parë nga Rusia

Përplasja me Danjën, Gjesti i thotë Eglit se e ka paralajmëruar: Besoji tani