Të hënën, Brazili publikoi listën e lojtarëve për ndeshjet ndërkombëtare të muajit shtator. 

 Vinicius dhe Eder Militao u përfshinë, por Rodrygo dhe Endrick nuk u grumbulluan nga Carlo Ancelotti. 


66-vjeçari e di saktë arsyen pse nuk i ftoi, por tha se nëse lojtarët nuk janë të vetëdijshëm për këtë, mund ta telefonojnë dhe ta pyesin. 

“Nëse duan shpjegime, mund të më telefonojnë. Mendoj se Rodrygo e ka numrin tim. Nuk e di nëse Neymar e ka, por ndoshta po”. 

“Kam shumë dashuri për Rodrygon. Dje luajti shumë mirë për Real Madridin. Ishte ndeshja e tij e parë pas një kohe të gjatë, kështu që ka ende kohë të rikuperohet dhe të kthehet në Kombëtare. 

“Një lojtar që luan në kombëtare duhet të jetë 100 për qind në formë fizike. Kjo është e rëndësishme”, ka thënë Ancelotti. 

Një tjetër emër i madh që mungon në listën e të ftuarve është Neymar. Ancelotti dha të njëjtin shpjegim për të. 

“Ata e dinë shumë mirë idenë e kombëtares. Duhet të luajnë dhe të jenë në gjendje të mirë fizike”, përfundoi italiani./Telegrafi/

telegrafi sport app