Tradita budiste e thotë qartë se rruga drejt lumturisë dhe ndriçimit mental është “vija e mesit”, e nuk është përmbushja sensuale e as vet-kënaqësia. Të shkosh nga njëri ekstrem në tjetrin është kufizim i njërës, teksa asnjëra nuk përfaqëson përvojën e vërtetë të gjendjes njerëzore.
Futbolli mund të mos jetë punë “o jetë, o vdekje”, edhe pse disa mund të thonë se është “më e rëndësishme se kaq” – por si mund të jetë loja e bukur pa problemet e vogla që e karakterizojnë atë dhe jetën tonë të përditshme? Kënaqësi, pikëllim, humbje, hidhërim – tifozët e futbollit mund të kalojnë nëpër të gjitha këto dhe shumëçka tjetër në 90 minuta, e në këtë kontekst ekipet më të mira janë në mënyrë të përkryer të balancuara mes sulmit dhe mbrojtjes, cinizmit dhe bukurisë, aftësisë dhe pragmatizmit.
Pa ndonjë problem të madh mund të thuhet se Juventusi është prej ekipeve më të mira në Evropë. Bianconerët kanë fituar Scudetton për të gjashtin vit radhazi dhe Kupën e Italisë për të tretin vit rresht e po ashtu Zonja e Vjetër arriti dy herë Ligën e Kampionëve në tri vitet e fundit.
Teksa akuzat se Juventusi ishte defensiv, fizik ose i bezdisshëm gjithmonë përkufizonin klubin italian, suksesi ishte ndërtuar pikërisht në këtë mbrojtje të frikshme: “BBC-ja” nga Barzagli, Bonucci dhe Chiellini, mbështetur nga një Buffon legjendar.
Pas humbjes prej 4-1 ndaj Real Madridit sezonin e kaluar në finalen e Ligës së Kampionëve, Zonja e Vjetër zhvendosi fokusin e saj, me qëllimin për të shijuar më në fund triumf evropian. Bonucci u largua nga Milani dhe Dani Alves shkoi te Parisi. Vera për Juventusin ishte e fokusuar vetëm në sulm, ku Federico Bernardeschi dhe Douglas Costa u blenë për të forcuar sulmin e Allegrit.
Në një sens, kjo u shpagua, pasi Juventusi ka shënuar 37 gola në 13 ndeshje në Serie A. 19 golat e pranuar në të gjitha garat mund të falen nëse sulmi i shkëlqyer do të çonte Bianconerët afër elitës evropiane. Por, fatkeqësisht, ata kanë injoruar “vijën e mesit”, ose në këtë rast mesfushën.
Ndeshja ndaj Barcelonës e pa Allegrin duke futur në fushë një sulm të vlefshëm prej 200 milionë eurosh që u përbë nga Higuain, Cuadrado, Dybala dhe Douglas Costa. Në anën tjetër të fushës, Buffoni nuk kishte fare punë – edhe pas inkuadrimit të “vijës së Messit” të Barcelonës.
Sidoqoftë, Juventusi kurrë nuk ishte në gjendje që të inspirojë një lojë që duhej të fitohej patjetër, për shkak të mungesës së baraspeshave në mesfushë.
Vendimi i Allegrit për të zhvendosur formacionin në një 4-2-3-1 në mes të sezonit të kaluar u shpagua tej mase, por në Cardiff ndaj Real Madridit dhe në ndeshjet e mëdha deri tani këtë sezon skuadra e tij është dukur një ekip i “kategorisë së lehtë” në mes të fushës.
Miralem Pjanic ishte partner i Sami Khediras dhe asnjëri nuk ishte në gjendje të ofronte intensitetin dhe presionin për të thyer ritmin e Barcelonës. Në vend të kësaj, teksa ndeshja po zhvillohej, Allegri solli tri mesfushorë të qendrës: Rodrigo Bentancur, Claudio Marchisio dhe Blaise Matuidi.
Bianconerët nuk kanë mungesë të talentit në qendër të mesfushës, por dy ndeshjet me Blaugranët ashtu sikurse humbjet nga Sampdoria dhe Lazio janë indikacion se këta tri lojtarë janë të nevojshëm në dhomën e përmirësimeve.
Higuain dhe Dybala do t’ia dalin që ta nxjerrin Juventusin nga lloqi në ndeshjet ndaj Beneventos dhe Sassuolos, por ata nuk mund të bëjnë shumë ndaj Barcelonës nëse Juventusi ka 62 për qind të posedimit dhe topi kurrë nuk arrin në këmbën e tyre.
Formacioni 4-2-3-1 ishte zgjidhje e mirë për sezonin e kaluar, kur Allegri është dashur që të gjejë vend për Dybalan, CUadradon, Higuainin dhe Mandzukicin. Trajneri e quajti këtë “idenë e çmendur” të tij, por ajo ja solli dopietën në Itali dhe finalen e Ligës së Kampionëve. Kjo mund mjaftojë për Scudetton e shtatë rresht edhe pse torinezët sivjet ballafaqohen me sfidë më të madhe se kurrë këtë sezon në kampionatin italian – por a do t’ia dalë që kjo mendësi taktike t’i çojë drejt titullit të Ligës së Kampionëve?
Juve tash ballafaqohet me një ndeshje “o jetë, o vdekje” ndaj Olympiacosit, por edhe nëse Zonja ja del, nuk duket si një skuadër që është në gjendje t’i shkojë kësaj pune deri në fund.
Si mund t’ia shtosh baraspeshën mesfushës pa e lëvizur Dybalan nga pozicioni i tij?
Si mund ta përshtasësh Mandzukicin në një ekip me Higuainin, nëse jo në krahun e majtë?
Allegri ka nevojë për një “ide të re të çmendur” nëse Juventusi dëshiron të gjejë një qasje të balancuar dhe “Vijën e Messit” në Itali dhe Evropë.
/Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Real Madridit iu ofrua audio nga VAR-i për ndërhyrjen brutale ndaj Mbappes në ndeshjen ndaj Espanyolit
Antony po e dashuron jetë në Spanjë: Vendos statistikë të re te Real Betisi që nuk kishte ndodhur që 12 vite
Roma merr rezultat pozitiv në udhëtim te Porto
U tha se fiton mbi tre milionë euro për ta mbrojtur Messin - truproja e argjentinasit mes thirrjeve për ndihmë në profesion mohon zërat
Avantazh i madh për Real Madridin për ndeshjen kthyese: Ylli i Man Cityt nuk luan në Bernabeu
Duke anashkaluar Messin, Marcelo tregon cili lojtar i Barcelonës ia bëri 'jetën ferrë' sa herë që përballeshin
Duke i poshtëruar mbrojtësit kundërshtarë - Jhon Duran shënoi një nga solo golat më të mirë të sezonit
'Dridhet' Real Madridi: PSG me ofertë mahnitëse për Vinicius Junior
Eksperti i leximit të buzëve zbulon atë që Arne Slot i tha në të vërtetë Michael Oliverit para kartonit të kuq
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat
Bëhet virale një video e Gjestit, ku i drejtohet me fjalor banal Eglit në dhomën e gjumit
"Disa njerëz u vranë këtu, brenda zyrës sonë": Zelensky zbulon se si u përpoqën ta vrisnin në pallatin presidencial
Kush shet më shumë çelik dhe alumin në SHBA dhe kush po përballet me tarifa?
Edhe një aksident me fatalitet në autostradën për Prizren
Gashi: LVV-ja tenton ta bëjë vetë qeverinë – nëse e bën me Listën Serbe, është vetëvrasje
Profesori nga Beogradi: Nëse krijohet Asociacioni për serbët në Kosovë, të bëhet edhe për shqiptarët në Serbi