Analiza vjetore

Askush te ne ende nuk ka bërë ndonjë analizë për përparësitë që ofron liria që sot e kemi e dje s'e kishim
Abdirahim IdriziPoliklinika “Galaxy”abdirahimidrizi@gmail.com
Analizën vjetore mund ta bëjë secili njeri në fund të vitit kalendarik, duke i shtruar vetes këto pyetje:
1. A e arrita qëllimin që ia dhashë vetes për këtë vit, si pjesë të qëllimit kryesor?
2. A ka qenë cilësia e shërbimeve më e mira e mundshme?
3. A ka qenë sjellja ime në çdo çast harmonike dhe bashkëpunuese?
4. A e kam përmirësuar karakterin tim?
5. A u jam përmbajtur planeve të mia deri në përmbushjen e tyre?
6. A ishin marrëdhëniet e mia me bashkëpunëtorët e punës të këndshme apo të pakëndshme?
7. A jam udhëhequr nga paragjykimet dhe a kam qenë tolerant në të gjitha situatat?
8. A kam qenë i pamatur në cilëndo sjellje time?
9. A ka qenë sjellja ime ndaj bashkëpunëtorëve e tillë që i shtyn të më respektojnë?
10. Si ta llogaris më mirë kohën time dhe si t'i ndryshoj shprehitë jo të mira për të qenë më i suksesshëm gjatë vitit të ardhshëm?
11. A isha fajtor për çdo veprim të cilin ndër-gjegjja ime nuk e miratoi?
12. A kam qenë i padrejtë ndaj ndokujt dhe nëse kam qenë, në ç' mënyrë?
13. A ka qenë i kënaqur pacienti-klienti me shërbimet që i kam ofruar?
Askush te ne ende nuk ka bërë ndonjë analizë për përparësitë që ofron liria që sot e kemi e dje s'e kishim. Ne kurrë nuk e kemi krahasuar lirinë tonë të pakufizuar me lirinë e kufizuar të vendeve të tjera.
Në Kosovë, tash e kemi:
- lirinë e mendimit
- lirinë e fesë
- lirinë politike
- lirinë e zgjedhjes së punës dhe të gëzimit
- lirinë e arsimimit
- lirinë e zgjedhjes së profesionit ose të drejtimit
- lirinë e posedimit të pronës
- lirinë martesore.




































