Ish-drejtori për Ballkanin Perëndimor në Komisionin Evropian, Pierre Mirel, tha se mungesa e gatishmërisë së Kosovës për të hedhur hapa drejt themelimit të Asociacionit të komunave me shumicë serbe, vë në pikëpyetje besueshmërinë e saj te partnerët ndërkombëtarë.
Mos hedhja e hapave për themelimin e Asociacionit e la Kosovën jashtë agjendës në takimin e ministrave të Jashtëm të Këshillit të Evropës të premten, ndonëse afrimi me këtë organizatë ishte parë si një hap i rëndësishëm për Kosovën e cila është e fundit në rajon në proceset integruese.
“Mendoj se nuk ishte veprim i mençur, nuk është një zhvillim pozitiv. Kjo mund t’u jap ndjesinë disa vendeve anëtare se pas kërkesës së shprehur me vite e vite për të iu bashkuar Këshillit të Evropës, papritur Kosova nuk është në gjendje të dorëzojë një projekt, pra jo tekstin përfundimtar, por një projekt në Gjykatën Kushtetuese. Pra disa partnerë mund të pyesin veten se a mund të kenë besim më. Prandaj mendoj se kjo nuk është pozitive”, tha Mirel, për Zërin e Amerikës.
Në muajin prill Kosova mori dritën jeshile nga Asambleja Parlamentare e Këshillit të Evropës për t’u anëtarësuar në këtë mekanizëm, por një pjesë e vendeve anëtare ritheksuan se kusht për përparimin e Kosovës është hedhja e hapave për Asociacionin.
“Kishte disa vende anëtare që kishin pikëpamje të tjera dhe që mendonin se ‘në rregull Asociacioni mund të themelohet pas anëtarësimit, por të paktën na tregoni vullnetin tuaj të mirë duke dërguar propozimin në Gjykatë Kushtetuese. Kjo është shenjë e vullnetit të mirë sepse për Këshillin e Evropës një çështje shumë e rëndësishme është trajtimi i pakicave në çdo vend”, thotë zoti Mirel.
Qeveria e Kosovës i dërgoi të mërkurën një letër Këshillit të Evropës me zotimin për të hartuar një projekt statut të Asociacionit të komunave me shumicë serbe dhe për ta dërguar për interpretim në Gjykatën Kushtetuese deri në fund të muajit maj, ndonëse që më parë udhëheqësit kryesorë evropianë e kishin bërë të qartë se një mundësi e tillë nuk është “as e përshtatshme dhe as e zbatueshme”.
Zoti Mirel thotë se projekt propozimi evropian që iu dorëzua Kosovës dhe Serbisë vjeshtën e vitit të kaluar po qëndron në tavolinë tash e disa muaj duke theksuar se kishte mundësi të shumta për ta diskutuar në rast se kishte ndonjë pjesë të përmbajtjes që nuk është e kënaqshme.
“Por kjo nuk ndodhi, ndërsa krejt papritur projekt propozimi nuk dërgohet në gjykatë dhe dërgohet një letër, kjo është konfuze në fakt”, thotë ai.
Profesori për paqe dhe studime të konflikteve në Universitetin e Dublinit në Irlandë, Gëzim Visoka, tha se kushtëzime të reja kanë qenë të pritshme dhe rëndojnë pozitën ndërkombëtare të Kosovës.
“Për të siguruar njohje dhe anëtarësim në mekanizma ndërkombëtarë, miqtë e Kosovës e kanë kushtëzuar qeverinë e Kosovës që të bëj kompromise të brendshme. Pra për të fuqizuar sovranitetin e jashtëm, Kosovës i është kërkuar që të zbehë apo dobësojë sovranitetin e brendshëm”, thotë ai.
Por, Mirel vlerëson se Kosova duhej të bënte lëshime ndaj trysnisë ndërkombëtare për një interes më të madh të saj siç është integrimi evropian.
“Një gjë e rëndësishme është që kur një vend është në kërkim të le të themi sovranitetit të plotë, sepse pesë vende ende nuk e njohin Kosovën, ai vend duhet të sigurohet që çdo element i mundshëm që ndihmon të shfrytëzohet”, thotë ai.
Ndonëse vlerëson se zhvillimet e fundit rrezikojnë të ulin ritmin e integrimit evropian të Kosovës, Visoka është kundër asaj që ai e quan kulturë e kushtëzimeve në diplomaci.
“Nuk mendoj se do të mund të arrihet paqja e qëndrueshme nëpërmjet kësaj kulture të kushtëzimeve dhe trysnisë së njëanshme. Kjo vetëm sa do të nxisë populizmin, nacionalizmin dhe do të acarojë marrëdhëniet ndërmjet palëve dhe ndërmjetësuesve”, thotë ai.
Zoti Mirel thotë se interesimi i shtuar së fundmi i Bashkimit Evropian për integrimin e Ballkanit Perëndimor, duhet të shfrytëzohet nga shtetet e rajonit. Ai shpreh shqetësimin se mungesa e një përparimi më të shpejtë në këtë proces rrezikon të jetë burim i paqëndrueshmërisë në rajon, i cili pastaj edhe mund të shfrytëzohet nga forcat e huaja keqdashëse. /VoA/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëZbulohen prapaskenat e dhunës në takimin e Edi Ramës me diasporën në Londër
Ngjarja e rëndë në shkollë, flet për herë të parë 14-vjeçari Luis Meçe: Më gjuajti me thikë gjashtë herë
Qendrat e emigrantëve bosh prej javësh, policia italiane dhe punonjësit socialë largohen nga Shqipëria - The Guardian sjell detajet
Policia arreston tre persona te Manastiri i Deçanit, në targa u shkruante “Kosova është Serbi”
Raste të shumta për fajde dhe detyrim, Policia shpeshton aksionet
Apeli ia vërteton dënimin me burg dhe gjobë ish-zyrtarit të MTI-së, të akuzuar për keqpërdorim të informatës zyrtare
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
Man United ofron 60 milionë euro dhe kartonin e Zirkzees për transferimin e yllit të Interit
"Ose do bëhet multiplanetare, ose do zhduket", paralajmërimi i Musk për të ardhmen e njerëzimit
Klubi rumun shkruan pas ndeshjes ndaj Rahovecit: Pritje shumë e mirë, ju falenderojmë për këtë gjë
Serwer: Kthimi i Grenellit, mund të çojë në ndarje të territoreve në Ballkan
Zbulohet data e fillimit të edicionit të katërt të Big Brother VIP Albania
Hap historik për ushtrinë amerikane: SHBA fillon prodhimin e eksplozivëve TNT në tokat e saj