LAJMI I FUNDIT:

Analistët komentojnë takimin në Elysee: Macron kërkoi kompromisin, Kurti për herë të parë përmendi përfshirjen e SHBA-së në dialog

Analistët komentojnë takimin në Elysee: Macron kërkoi kompromisin, Kurti për herë të parë përmendi përfshirjen e SHBA-së në dialog

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, dhe presidenti i Francës, Emmanuel Macron, para takimit të sotëm në Pallatin Elysee në Paris kanë mbajtur një konferencë shtypi.

Panelistët në “Debat Plus” kanë komentuar deklaratat e dy prijësve shtetërorë para takimit, duke identifikuar zhvillimet e reja.

Imer Mushkolaj thotë se takimi ishte mes dy burrështetasve.


“Kurti foli për raportet ndërshtetërore por duket se në takim është diskutuar për dialogun. Macron vetëm sa e paralajmëroi se dy shtetet duhet të sillen si evropianë për të gjetur një kompromis. Roli i Francës është tepër i rëndësishëm pasi Merkel tashmë është drejt fundit të karrierës së saj”, deklaroi Mushkolaj, përcjell Telegrafi.

Xhevdet Pozhari thotë se po shihet një ringjallje e diplomacisë Kosovare.

“Derisa e kishim Presidentin Thaçi Kosova ishte paksa e izoluar, pasi nuk kishte vizita të Thaçit në vizita ndërkombëtare e as që vinin në Kosovë burrështetas të huaj. Ka edhe paralajmërime tjera për vizita në Romë. Kryeparlamentari më duket se tashmë ishte në një vizitë në Berlin”.

Dardan Gashi thotë se Kurti mundohet ta paraqes takimin me Macronin si bilateral, por sipas tij takimi nuk ishte i tillë.

“Takimi nuk ishte bilateral. Macroni nuk e ka ftuar Kurtin atje pse Franca ka tregti të madhe apo lidhja kulturore me Kosovën, por vetëm për dialog. Franca ka qenë e gatshme të futet edhe në debatin për territore. Mos të harrojmë se Franca është bllokuesja më e madhe për Kosovën në raport me liberalizimin e vizave”, deklaroi Gashi.

Ish-deputeti Visar Ymeri thotë se edhe ky takim i Kurtit me Macronin ishte në kuadër të presionit për dialogun Kosovë-Serbi.

Ymeri thotë se shtetet e ndryshme evropiane sigurisht se kanë interesim për të dëgjuar kërkesat e qeveritarëve të ri në Kosovë.

“Macron megjithatë e tregoi para mediave se qëllimi ishte dialogu. Ai e tha se pret nga Kosova dhe Serbia që të gjejnë zgjidhje kompromisi sikurse evropianë. Kompromisi për evropianët është formë e pëlqyer për zgjidhjen e problemeve, pavarësisht situatave”.

Ymeri tha megjithatë se është pozitive që për herë të parë Kurti u dëgjua të përmend rolin e SHBA-së në dialogun Kosovë-Serbi. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Haradinaj reagon ndaj vendimit të OVL-UÇK-së: Dita e Pavarësisë nuk i takon vetëm veteranëve

Haradinaj reagon ndaj vendimit të OVL-UÇK-së: Dita e Pavarësisë nuk i takon vetëm veteranëve

Lajme
Përfundon numërimi i votave për deputetë në pesë komuna, vazhdon në 29 të tjera

Përfundon numërimi i votave për deputetë në pesë komuna, vazhdon në 29 të tjera

Politikë
Reagon ish-kryetarja e Kushtetueses,Caka: Nuk kam diskutuar me askënd për ndonjë funksion politik

Reagon ish-kryetarja e Kushtetueses,Caka: Nuk kam diskutuar me askënd për ndonjë funksion politik

Politikë
Ambasada e Kosovës në Austri me një njoftim të rëndësishëm për konvertimin e patentë shoferëve

Ambasada e Kosovës në Austri me një njoftim të rëndësishëm për konvertimin e patentë shoferëve

Lajme
Bekim Jashari i reagon OVL-UÇK-së: Ka mijëra arsye për të festuar lirinë dhe pavarësinë, bojkoti nuk ndryshon rrjedhën e historisë

Bekim Jashari i reagon OVL-UÇK-së: Ka mijëra arsye për të festuar lirinë dhe pavarësinë, bojkoti nuk ndryshon rrjedhën e historisë

Lajme
Arrestimi i Veliajt me urdhër të SPAK, reagon delegacioni i BE në Tiranë

Arrestimi i Veliajt me urdhër të SPAK, reagon delegacioni i BE në Tiranë

Lajme
Kalo në kategori