Analistët po e vlerësojnë të gabuar shkuarjen e kryenegociatorit të Kosovës, Besnik Bislimi në Bruksel, marrë parasysh pikërisht takimin e fundit të kryeministrit që nuk pranoi ta takojë Aleksandar Vuçiqin.
Për herë të fundit u takuan në fund të prillit për çështjen e dinarit por për të cilën nuk arritën pajtim.
Tani kryenegociatori i Kosovës Besnik Bislimi e ai serb Petar Petkoviq, të martën do të shkojnë në Bruksel për të diskutuar për rrugën drejt normalizimit të marrëdhënieve mes dy shteteve.
Por, pas dështimit të takimit të nivelit të lartë të javës së kaluar, ish-diplomati Blerim Canaj, nuk ka pritshmëri nga takimi i dy korrikut.
“Edhe Borrell edhe Lajçak janë të interesuar të arsyetojnë ato vite që shkuan pa asnjë rezultat. Nuk pres kush e di çka nga takimi, pasi herën e fundit i pamë se nuk kenë në gjendje që t’i ulnin në tavolinë që se paku të iniciohet diçka nga ajo që pritej. Për këtë arsye, jam skeptik se dita e nesërme do të sjellë diçka. Nëse ulën palët nesër në tavolinë nuk ka ndonjë pritshmëri pos asaj lojës së pingpongut”, tha për TV Dukagjinin ish diplomati Blerim Canaj.
Ngjashëm po mendon edhe analisti, Fidan Ukaj.
Vetëm se ky, thotë se është e paqartë se si po realizohet një takim i tillë, pa ditur nëse janë pranuar kërkesat që kryeministri kosovar i paraqiti.
“Tani e kemi një konfirmim tjetër dhe pyetja legjitime është se a i plotësoi Serbia kërkesat e Kryeministrit për të pas një takim të nivelit teknik, megjithatë do të diskutohet për normalizimin e raporteve dhe zbatimin e marrëveshjeve të mëhershme. Kjo i bie që Kryeministri Kurti, i ka pasur si armë këto kërkesa përballë presionit ndërkombëtarë kur kërkohet çështja e Asociacionit”, u shpreh analisti Fidan Ukaj.
Në takimin e nesërm, tema të diskutimit do të jenë, fillimi i zbatimi të marrëveshjes në rrugën drejt normalizimit të marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Mickoski: Gjykatësit me mosbesim të votuar të dorëhiqen e të mos çojnë inat, ndryshe populli do të protestojë

KFOR-i e EULEX-i rrisin bashkëpunimin për më shumë siguri në Kosovë

Nikolloski: Bullgaria e painteresuar për ndërtimin e hekurudhës së Korridorit 8

Dalin pamjet e momentit të aksidentit ku humbën jetën dy vajzat e reja nga komuna e Kamenicës

Publikon fotot e dy vajzave që humbën jetën në aksident, kryetari i Kamenicës: Dhimbja e mëngjesit të sotëm do të na përcjell gjatë

Al Jazzera: Ish zv.ambasadorja amerikane në Kosovë merr detyrën si shefe e Ballkanit në Departamentin e Shtetit

Policia tregon se si erdhi deri te aksidenti i rëndë në Ranillug ku humbën jetën dy vajza

Vdes edhe vajza e dytë nga vetaksidenti në Ranillugë

Ministria e Financave njofton përfituesit e Asistencës Sociale që të ndjekin hapat e domosdoshëm për të vazhduar përfitimin nga programi

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

Ndodhet akoma në Big Brother - publikohet data e koncertit të parë të Gjestit

Zbulohen prapaskena befasuese: Me vetëm një telefonatë, Perez ndikoi që dy lojtarë të Barcelonës ta kalojnë regjistrimin

Ishte apo jo prekje e dyfishtë nga Alvarez? TNT Sports publikon pamje të reja për t'u dhënë fund debateve

Diego Simeone i la të gjithë pa fjalë për pyetjen që bëri në konferencë për media

Ulet pranë Gjestit, Xheneta: Dikush m’i ka puthur këta gishta të këmbës

Republika Serbe miraton një draft të kushtetutës së re - shtet brenda shtetit të Bosnje dhe Hercegovinës