LAJMI I FUNDIT:

Ana De Armas arriti në SHBA si 25 vjeçare dhe e mësoi anglishten për katër muaj, tash është ndër aktoret më të kërkuara

Ana De Armas arriti në SHBA si 25 vjeçare dhe e mësoi anglishten për katër muaj, tash është ndër aktoret më të kërkuara
(Foto: Instagram/ana_d_armas)

Hiti i ri i filmit të Netflix, “Blonde”, solli në qendër të vëmendjes së publikut Ana De Armas, një aktore që shumë e konsiderojnë si një nga më të bukurat sot.

Ana luante aq bindëse Marilyn Monroe, saqë shumë komentuan se ndonjëherë ishte e vështirë të besohej se biondja më e famshme në histori nuk ishte në ekran.

34-vjeçarja luajti gjithashtu një vajzë Bond në vazhdimin “No Time To Die”, ndërsa në një intervistë tregoi se përgatitja e saj për “Blonde” përputhej me punën e saj në filmin për agjentin sekret.


Përkatësisht, ajo ishte përzgjedhur për rolin e Marilyn disa vite më parë.

“Kam bërë audicion për rolin e Marilyn vetëm një herë dhe Andrew tha: ‘Je ti’. Të luash Marilyn është revolucionare. Një grua kubane luan Marilyn Monroe”, kishte deklaruar ajo në vitin 2020, transmeton KP.

Ana u lind në Santa Cruz del Norte, Kubë, pranë kryeqytetit, Havana. Gjyshërit e saj nga nëna janë spanjollë dhe aktorja përmes tyre mori nënshtetësinë spanjolle dhe u transferua në Madrid kur ishte 18 vjeçare.

Në Spanjë, ajo u bë e famshme duke luajtur në serialin “Internat”, nga viti 2007 deri në 2010.

Në moshën 25 vjeçare u transferua në SHBA për të provuar dorën e saj në Hollywood, ndërsa i kishte 26 vjet kur u vendos në Los Angeles. Ajo mësoi gjuhën angleze për vetëm katër muaj.

“Sepse jeta ime varej prej saj”, shpjegoi ajo kur u pyet se si arriti ta zotëronte kaq shpejt gjuhën.

Kur nisi për herë të parë të shkonte në audicionet e filmit, ndodhi që nuk e kuptonte tekstin që lexonte.

“Herën e parë që lexova pjesën time, nuk e kisha idenë se çfarë do të thoshte ‘ju kërkoj falje’”, tha ajo një herë.

Sot, ai është një nga fytyrat “e reja” më të kërkuara të Hollywoodit. Më shumë se tetë milionë njerëz e ndjekin atë në Instagram dhe pas rolit të saj si Marilyn, kritikët spekulojnë se ajo mund të nominohet për një Oscar në të ardhmen.

(Foto: Instagram/ana_d_armas)

Roli që e bëri të famshme në Hollywood ishte ai në “Blade Runner 2”. Aktorja luajti Joi, një vajzë holograme me inteligjencë artificiale, e cila shoqërohet me një personazh të quajtur K, të luajtur nga Ryan Gosling.

Me Gosling, luajti edhe në fiaskon e Netflix, “The Grey Man”, në të cilin u shpenzuan 200 milionë dollarë.

Aktrimi – pranoi ajo – ishte ëndrra e saj e fëmijërisë. Ajo ndoqi Shkollën Kombëtare të Teatrit në Kubë për katër vjet.

“E dija që doja të bëhesha aktore, por gjithmonë ke nevojë për dikë që ‘të të zbulojë’. Rreth vitit të dytë të shkollimit tim, regjisori spanjoll Manuel Gutierrez Aragon më dha një rol dhe ishte filmi im i parë”, është shprehur Ana në një intervistë.

(Foto: Instagram/ana_d_armas)

Në trend Magazina

Më shumë

"Është budalla, e rrah gruaja", Olta Gixhari flet për Luizin dhe BBVA: Gjysma e publikut ishin me mua, me të s'kam folur as kur kemi bërë filmin bashkë

Magazina
Fejohet Majk, publikon fotografi nga propozimi që i bëri partneres

Fejohet Majk, publikon fotografi nga propozimi që i bëri partneres

Magazina
Shyhrete Behluli shënon 50-vjetorin e karrierës së saj muzikore

Shyhrete Behluli shënon 50-vjetorin e karrierës së saj muzikore

Magazina
Bebe Rexha bëhet zyrtarisht aksionare në gjigantin e pijeve alkoolike

Bebe Rexha bëhet zyrtarisht aksionare në gjigantin e pijeve alkoolike "Provocativo"

Magazina
Ronaldo pret në intervistë YouTuber-in e famshëm MrBeast, e pyet se a frikohet që futbollisti do t'ia kalojë me shikueshmëri

Ronaldo pret në intervistë YouTuber-in e famshëm MrBeast, e pyet se a frikohet që futbollisti do t'ia kalojë me shikueshmëri

Magazina
Albërie Hadërgjonaj rrëfen mes emocionesh: Burri më tradhtoi në burg, u bëra 40 kile nga mërzia

Albërie Hadërgjonaj rrëfen mes emocionesh: Burri më tradhtoi në burg, u bëra 40 kile nga mërzia

Magazina
Kalo në kategori