Please enter at least 3 characters.

Zzap dhe Fero publikojnë klipin e ri "Momo"

2019/05/59441503_183680825954486_7860806140277541989_n-e1558108008904.jpg

Producenti i njohur, Zzap, dhe rap-artisti Fero, kanë publikuar bashkëpunimin e tyre më të ri.

"Momo" titullohet kënga e tyre e re, e cila është e zhanrit hip-hop, dhe është punuar nga dyshja Zzap dhe Chriss.

Ndërkohë, për tekstin janë kujdesur vet interpretuesit duke shkruar secili pjesën e tij.

Kënga është vizualizuar edhe me klip, në të cilin Zzap dhe Fero erdhën me një paraqitje mjaft elegante dhe të veçantë.

Klipi "Momo" u publikua në të njëjtën ditë kur menaxheri i label-it "ON Records" (që menaxhon dyshen në fjalë), Met Elshani, u plagos në një gjuajtje me armë zjarri gjatë pasditës të së premtes, në Prishtinë.

I njëjti është duke u rajtuar në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës. /Telegrafi/