Please enter at least 3 characters.

Zyrtare: Steven Zhang, president i ri i Interit

2018/10/Zhang-Zanetti.jpg
322:"TURIN, ITALY - MARCH 18: FC Internazionale board member Steven Zhang Kangyang (L) and and Vice President of FC Internazionale Javier Zanetti look on prior to he Serie A match between FC Torino and FC Internazionale at Stadio Olimpico di Torino on March 18, 2017 in Turin, Italy. (Photo by Valerio Pennicino/Getty Images)
12:"Getty Images

Trashëgimtari i Suning Group, Steven Zhang është emëruar zyrtarisht Presidenti i ri i Interit.

Inter konfirmoi emërimin e Zhang si president i ri i tyre në një video në kanalet e tyre zyrtare në rrjetet sociale.

"Kur i mbyll sytë, shoh një qytet me kaq shumë histori dhe më shumë për t'u shkruar", ka thënë fillimisht Zhang.

Steven Zhang dhe Javier Zanetti (Foto: Valerio Pennicino/Getty Images/Guliver)

"Njerëzit me ide, me vullnetin për të përmirësuar atë që është rreth tyre dhe vetën".

"Një klub që luan përtej fushës për të fituar zemrat e të gjithëve".

"Por pastaj i hap sytë dhe shoh që e gjithë kjo është tashmë këtu. Unë jam gati, ju a jeni?", mbyllet rrëfimi i presidentit të ri.

26-vjeçari është i biri i Zhang Jindong, i cili zotëron shumicën e aksioneve në Inter përmes konglomeratit kinez Suning dhe bëhet presidenti më i ri i Nerazurrëve.

Ai gjithashtu përfundon mandatin pesë-vjeçar të Erick Thohir, me indonezianin të gatshëm të shesë pjesën e tij prej 31 për qindësh te Interi. /Telegrafi/