Zyrtare: PSG nënshkruan me Renato Sanchesin
04/08/2022
Paris Saint-Germaini e ka kompletuar transferimin e Renato Sanchesit nga skuadra e Lille.
Bëhet e ditur se blerja e re e klubit nga kryeqyteti francez ka kushtuar rreth 15 milionë euro dhe ka nënshkruar deri në vitin 2027.
Portugezi u bashkohet emrave, si Vitinha, Nordi Mukiele e Hugo Ekitike, si përforcimi i radhës të PSG.
“Paris Saint-Germaini ka kënaqësinë të njoftojë nënshkrimin e Renato Sanches për pesë sezonet e ardhshme”.
“Mesfushori portugez është i lidhur me kryeqytetin deri më 30 qershor 2027”, thuhet në njoftimin e kampionit Ligue 1. /Telegrafi/


