Zyrtare: Obiang transferohet te West Hami
10/06/2015
Mesfushori shtatlartë është përforcimi i parë i trajnerit të ri të skuadrës, Slaven Bilic, dhe Goal raporton se ky transfer i ka kushtuar klubit rreth 6.9 milionë euro.
Obiang bëri 36 paraqitje në të gjitha garat për Sampdorian në edicionin e kaluar duke shënuar tre gola dhe tani ka nënshkruar kontratë katërvjeçare me skuadrën angleze.
“Jam shumë i lumtur me transferimin. Kemi qenë në negociata për një kohë të gjatë dhe më në fund më erdhi rasti që të vijë këtu”, ka deklaruar Obiang për faqen zyrtare të klubit. /Telegrafi/


