Zyrtare: Matic nënshkruan me Chelsean
15/01/2014
Serbi mjaft kualitativ i cili luajti për Benfican kalon te Chelsea për 25 milionë euro.
Jose Mourinho u shpreh mjaft i kënaqur me këtë transferim teksa edhe vet lojtari e shprehu një gjë të tillë.
“Jam shumë i lumtur që m’u dha mundësia të rikthehem. Ndihem shumë mirë dhe dua të qëndroj e të jap më të mirën time për të ndihmuar skuadrën”, ka thënë Matic.
Ky transferim pritet të nxisë edhe më shumë spekulime për të ardhmen e Juan Matas. /Telegrafi/


