Please enter at least 3 characters.

Zyrtare: Llapi ndan rrugët me portierin Hoffman

2021/01/138919125_10158867726302243_7504192880453447082_o.jpg

Një tjetër largim nga Llapi është konfirmuar gjatë afatit kalimtar të janarit.

Portieri nga Afrika e Jugut, Steven Hoffman nuk do të jetë më pjesë e llapjanëve.

Ka qenë vetë klubi i Llapit që ka konfirmuar ndarjen me portierin.

Hoffman iu bashkua Llapit në verën e vitit 2020, por që nuk i arriti pritshmëritë në Kosovë.

Njoftimi i plotë nga Llapi:Faleminderit Steven Hoffman!KF Llapi dhe portieri Steven Hoffman shkëputin bashkëpuniminKF Llapi dhe portieri jugafrikan Steven Hoffman me marrëveshje të dyanshme kanë ndërprerë bashkëpunimin.Kësisoj, portieri Steven Hoffman nuk do jetë pjesë e KF Llapit në edicionin pranveror.KF Llapi shfrytëzon rastin të falënderoj atë për kontributin e dhënë në 11 ndeshje gjatë së cilave ishte në portë, ku tre herë arriti ta mbaj portën e pa prekur.
Klubi i dëshiron suksese në vazhdim të karrierës!/Telegrafi/