Please enter at least 3 characters.

Zyrtare: Leorat Bega transferohet te Hellas Verona

Skuadra italiane Hellas Verona e ka kompletuar afrimin e mesfushorit Leorat Bega.

Bega ka nënshkruar për tri vite, duke iu bashkuar si agjent i lirë pasi kontrata me ekipin zviceran Stade Nyonnais skadoi në verë.

Verona përmes një komunikate zyrtare e konfirmoi afrimin e Begës, i cili do të provojë ta ndihmojë skuadrën për t’u rikthyer sërish në Serie A.

“Hellas Verona është e lumtur të afrojë mesfushorin Leorat Bega. Lojtari, kontrata e të cilit me ekipin Stade Nyonnais po skadonte, ka nënshkruar deri më 30 qershor 2029”, thuhet në komunikatë.

Bega që ka lindur në vitin 2003, vlerësohet lartë për kualitetin e tij ndërsa edicionin e kaluar zhvilloi plot 56 paraqitje, ku regjistroi pesë gola dhe tri asistime.

Ai ndër të tjera ka përfaqësuar Zvicrën U19 së fundmi kësisoj ka të drejtë që të luajë për Kosovën në të ardhmen e afërt./Telegrafi/