Zyrtare: Jordan Henderson, lojtar i ri i Cheseat
Chelsea ka konfirmuar transferimin e mesfushorit anglez Jordan Henderson, i cili ka nënshkruar kontratë dyvjeçare me klubin londinez.
“Blutë” arritën marrëveshje për afrimin e 36-vjeçarit pasi Henderson dhe Brentfordi vendosën me marrëveshje të përbashkët t’i japin fund kontratës, pavarësisht se mesfushori kishte ende një vit të mbetur në marrëveshjen e tij me klubin.
Transferimi është miratuar nga trajneri i ri i Chelseat, Xabi Alonso, i cili ka kërkuar më shumë përvojë, liderë dhe mentalitet fitues në skuadrën e tij para fillimit të sezonit të ri.
He's here. 👋 pic.twitter.com/exv97kh5K5
— Chelsea FC (@ChelseaFC) August 3, 2026
Henderson vjen në “Stamford Bridge” me një karrierë të pasur, gjatë së cilës ka fituar tetë trofe të rëndësishëm, përfshirë titullin e Premier League dhe Ligën e Kampionëve me Liverpoolin.
Mesfushori anglez kaloi sezonin 2025/26 te Brentfordi, ku zhvilloi 34 paraqitje, duke kontribuar me një gol dhe tri asistime.
Drawing a masterpiece. ✍️ pic.twitter.com/6rFXsZtSIy
— Chelsea FC (@ChelseaFC) August 3, 2026
Me ardhjen e Hendersonit, Chelsea synon të shtojë përvojë dhe stabilitet në mesfushë, ndërsa Alonso shpreson që lideri anglez të luajë një rol të rëndësishëm në projektin e ri të klubit. /Telegrafi/


