Zyrtare: Jasper Cillessen nënshkruan për Valencian
269:"GUIMARAES, PORTUGAL - JUNE 06: Jasper Cillessen of the Netherlands celebrates during the UEFA Nations League Semi-Final match between the Netherlands and England at Estadio D. Afonso Henriques on June 06, 2019 in Guimaraes, Portugal. (Photo by Jan Kruger/Getty Images)
12:"Getty Images
25/06/2019
Valencia e ka kompletuar transferimin e Jasper Cilllessen nga Barcelona, i cili do të jetë në gjendje të luajë në Ligën e Kampionëve në edicionin e ardhshëm.
Holandezi ka qenë një zëvendësues i mirë te Blaugranët prej se u transferua nga Ajaxi në vitin 2016, mirëpo e kishte bërë të qartë se donte të luante rregullisht.
Këtë gjë ia ka siguruar klubi tjetër spanjoll, prandaj ai vendosi të transferohej te Los Che.
Akoma nuk ka diçka të konfirmuar, mirëpo besohet se portieri i Valencias, Neto, do të shkojë në drejtim të kundërt për ta mbështetur Marc-Andre ter Stegenin në Camp Nou.
Cilllessen është transferimi i parë i Valencias për këtë afat kalimtar veror. /Telegrafi/


