Zyrtare: Izmaku te Trepça ‘89
05/12/2014
“E kemi transferuar Ilir Izmakun. Ai do të jetë me ne për një vit e gjysmë”, deklaroi ai. Ndërkohë, mitrovicasit po shikojnë edhe për përforcime të reja. “Do t’i transferojmë edhe dy lojtarë, por emrat nuk po i bëjmë publik njëherë”, vazhdoi Zeka, i cili konfirmoi se Veton Shabani nuk bën pjesë në planet e 89-shit, transmeton Zëri.
Nga Llamkos Kosova, së fundmi u larguan edhe Alban Dragusha, Arbër Prekazi, Bashkim Shala, Labinot Osmani dhe Shemsi Osmani. /Telegrafi/


