Please enter at least 3 characters.

Zyrtare: Gravenberch rinovon kontratën me Liverpoolin

Ryan Gravenberch ka vendosur të vazhdojë të ardhmen e tij te Liverpool, duke nënshkruar një kontratë të re gjashtëvjeçare me klubin anglez.

Mesfushori holandez kishte kontratë deri në vitin 2028, por marrëveshja e re e cila zgjat deri në fund të sezonit 2031/32, vjen si shpërblim për zhvillimin dhe paraqitjet e tij mbresëlënëse.

Që nga transferimi nga Bayern Munich në verën e vitit 2023 për rreth 40 milionë euro, Gravenberch ka zhvilluar 123 ndeshje me fanellën e Liverpoolit.

“Jam shumë krenar që zgjata kontratën time me një klub kaq të madh. Jam shumë i lumtur që do të qëndroj këtu edhe për shumë vite të tjera”.

“Ndjeva menjëherë besimin nga klubi dhe gjithashtu nga trajneri. Vendimi për mua ishte shumë i lehtë. Edhe familja ime është e lumtur këtu”.

“Tani kemi pothuajse tre vjet që jetojmë këtu, kështu që e njoh gjithçka dhe jam shumë i lumtur që jam pjesë e këtij klubi”, ka deklaruar ai.

23-vjeçari këtë sezon ka zhvilluar 36 ndeshje në të gjitha garat, duke shënuar katër gola dhe duke dhënë gjashtë asistime./Telegrafi/