Please enter at least 3 characters.

Zyrtare: Florentina Kolgeci transferohet në Turqi, nënshkruan për Amedspor

Vazhdon transferimi i futbollisteve kosovare në Superligën e Turqisë.

Portierja e Kombëtares së Kosovës, Florentina Kolgeci ka bërë hap të madh në karrierë.

Reprezentuesja kosovare karrierën do ta vazhdoj në Turqi te skuadra Amedspor Kadin Futbol Takimi.

Në dy vitet e fundit Florentina Kolgeci ka qenë në Shqipëri teksa ka mbrojtur për Tiranën dhe Gramshin.

Ajo ka nënshkruar kontratë një vjeçare me Amedsporin, derisa klubi i ka uruar mirëseardhje. /Telegrafi/