Please enter at least 3 characters.

Zyrtare: Edhe një tjetër shqiptar luan në Itali

2016/08/dsdas.jpg

Një tjetër futbollist me origjinë shqiptar shkon të luajë në Itali. 19-vjeçari Drilon Cenaj i është bashkuar skuadrës së Salernitanës.

Lajmin e ka bërë të ditur klubi i Serisë B në të cilën konfirmon firmosjen e një kontrata 1-vjeçare.

“L’U.S Salernitana 1919 njofton afrimin e sulmuesit Drilon Cenaj (1997), duke siguruar prezencën e futbollistit për sezonin aktual sportiv”, njofton klubi italian.

Cenaj është pjesë e Shqipërisë U-19 dhe më herët, ka qenë pjesë e akademisë Pushkak në Hungari.