Zyrtare: Drita përforcohet në mbrojtje me kolumbianin Juan Camilo Mesa
Drita ka vazhduar me përforcime, derisa Juan Camilo Mesa është lojtari më i ri i gjilanasve.
Qendërmbrojtësi kolumbian i bashkohet Dritës nga kampionati shqiptar, ku së fundmi ishte pjesë e Dinamo Cityt.
25-vjeçari ka nënshkruar kontratë me Dritën për një vit e gjysmë.
Njoftimi i plotë nga FC Drita:Qendërmbrojtësi Juan Camilo Mesa nënshkruan me neKemi kënaqësinë të ju njoftojmë që kemi arritur marrëveshje për transferimin e kolumbianit Juan Camilo Mesa.Mesa luan në pozitë e qendërmbrojtësit dhe së fundmi ishte pjesë e Dinamo City nga kampionati shqipëtar. Lojtari është pritur nga drejtori sportiv z. Valon Zymberi i cili i dëshiroi mirëseardhje në klubin tonë.Mesa ka nënshkruar marrëveshje me klubin për një vite e gjysëm dhe do të jetë me ne deri në qershor të 2025.Mirë se vjen Juan. /Telegrafi/


