Zyrtare: Daci kalon te Vëllaznimi
07/01/2015
Lajmin e konfirmon zyrtari i klubit deçanas, Anvi Rexhaj. “Daci ditë më parë ka kërkuar zyrtarisht fletëlëshimin nga klubi dhe ne si kryesi e kemi miratuar kërkesën e futbollistit, të cilit sot (dje) ia kemi lëshuar pëlqimin dhe ai nga ky moment mund të vendos lirshëm për të ardhmen e tij”, tha Rexhaj për ‘Sport Plus’.
Kësisoj, kapiteni shumëvjeçar i Deçanit pritet që në pranverë ta veshë fanellën e skuadrës gjakovare. /Telegrafi/


