Zyrtare: City transferon Ruben Diasin
29/09/2020
Manchester City ka kompletuar transferimin e Ruben Diasit nga Benfica.
Skuadra angleze ka paguar plotë 70 milionë euro për transferimin e mbrojtësit nga portugezët.
Ruben Dias ka nënshkruar kontratë gjashtëvjeçare me Citizens, duke u bërë kështu mbrojtësi më i shtrenjtë në histori të tyre.
Në anën tjetër, Benfica e ka transferuar Nicolas Otamendin nga City si pjesë e marrëveshjes për Diasin.
Lojtari u shpreh shumë i lumtur që iu bashkua Manchester Cityt, duke thënë se ka kaluar në Etiad për të fituar trofe të mëdhenj. /Telegrafi/


