Please enter at least 3 characters.

Zyrtare: Ballkani shkarkon Bledi Shkëmbin

2021/05/171284289_2884862518418114_5075132726552054616_n.jpg
8:"JET KUQI

Ballkani ka njoftuar se ka marr vendim që ta largojë nga pozita e trajnerit Bledi Shkëmbin.

Klubi ka arsyetuar vendim me dy humbjet në dy ndeshjet e fundit, që e lënë skuadrën larg luftës për titull.

“Pas rezultateve te dobëta, sidomos në dy ndeshjet e fundit, klubi ka marr vendim të ndërpresë bashkëpunimin me trajnerin Bledi Shkëmbi”.

“E falënderojmë për punën e palodhshme dhe suksese në të ardhmen”, thuhet në komunikatën e klubit.

Ballkani ka mbetur në pozitën e tretë me 67 pikë, pesë më pak se Prishtina që është lider.

Kanë mbetur edhe tri xhiro deri në fund të këtij sezoni. /Telegrafi/