Please enter at least 3 characters.

Zotimi i Emeryt: Arsenali do të bëhet një prej 10 klubeve më të mira në botë

2019/05/UnaiEmery-e1559075329834.jpg
281:"BAKU, AZERBAIJAN - MAY 28: Unai Emery, Manager of Arsenal gives his team instructions during an Arsenal training session on the eve of the UEFA Europa League Final against Chelsea at Baku Olimpiya Stadion on May 28, 2019 in Baku, Azerbaijan. (Photo by Shaun Botterill/Getty Images)
12:"Getty Images

Unai Emery ka thënë se dëshiron ta respektojë dhe ta përmirësojë kulturën e futbollit te Arsenali që e ka lënë paraardhësi i tij, Arsene Wenger.

Të mërkurën, Topçinjtë luajnë në finale të Ligës s Evropës kundër Chelseat, ndërsa kjo është finalja e parë evropiane për këtë skuadër pas 13 vitesh.

Fitorja ndaj Bluve do të shënonte një sukses të madh për Emeryn në sezonin e tij të parë, pasi që pos trofeut të Ligës së Evropës, do të siguronte edhe kualifikimin në Ligën e Kampionëve.

Pas lëvdatave që i ka thënë për Wenger, trajneri spanjoll ka theksuar se dëshiron t'i ndihmojë Arsenalit që të ngritet në pozicionin e vet në Evropë dhe në botë.

"Arsenali i të kaluarës, të tashmes dhe të ardhmes, do të bëhet një prej 10 ekipeve më të mira në botë. Objektivi ynë është që ta arrijmë këtë", ka theksuar Emery. /Telegrafi/