Please enter at least 3 characters.

Zjarr në një fermë në Leposaviq, digjen disa kafshë shtëpiake

2024/07/zjarret344.jpg

Një zjarr ka përfshirë një fermë në fshatin Soqanicë të Leposaviqit , në orët e hershme të mëngjesit të së mërkurës.

Si pasojë e zjarrit janë shkaktuar dëme të mëdha materiale dhe humbje të kafshëve shtëpiake.

Sipas policisë, viktima, një qytetar kosovar, ka raportuar incidentin, ku disa kafshë janë djegur si pasojë e zjarrit.

Autoritetet kanë nisur hetimet për të zbardhur shkaqet e zjarrit dhe për të vlerësuar dëmet e shkaktuara. Rasti mbetet në procedurë hetimore. /Telegrafi/